http://www.bloggerthemes.net/

Saturday, October 30, 2010

Leonora Jakupi për Eurosong ...

Këngëtarja Leonora Jakupi, po shijon suksesin e projektit te saj te fundit muzikor, me klipin e saj më të ri “I Harruar”, por ajo ka thënë se është e etur edhe për suksese të reja. 

Në një intervistë për ''Sh2'', këngëtarja ka folur mes tjerash edhe për festivalin “Eurosong''. 

Megjithëse Kosova ende ka siguruar te drejtën për të shkuar në Eurosong, shumë këngëtarë kanë filluar të flasin për dëshirën që të përfaqësojnë vendin e tyre në këtë festival. 

''Në momentin kur institucionet e Kosovës organizojnë një event të mirëfilltë për prezantim e vlerave të tyre në fushën e artit, do të sigurohej e drejta besoj... ndryshe për artistët kosovarë zgjidhja e vetme mbetet ‘Festivali i Këngës në RTVSH’, festival ky që ka promovuar shumë emra tashmë të njohur nga Kosova, duke më përfshirë edhe mua,'' ka thënë Leonora. 

0 comments:

Post a Comment