http://www.bloggerthemes.net/

Tuesday, November 30, 2010

Bjordi: Vitin tjetër do fitojmë cmime


Lajmin e dasmës? Do e shes shtrenjtë…..
Ata ia dolën… Hodhën poshtë fjalët e “gojëve të liga” dhe ia dolën. Bjordi dhe Adela kanë arritur të befasojnë publikun sërish. Këtë herë kanë provuar një disiplinë tjetër… atë të muzikës… kënga ka qenë një ndër më të kilikuarat në internet dhe pse nuk arriti të fitonte ndonjë çmim. Kur e pyesim Bjordin për këtë, na thotë se konkurrenca ishte e fortë, por do të fitojnë vitin tjetër. Bjordi ka ndarë me lexuesit e “SH2″-it dhe shumë detaje të tjera për veten dhe Adelën…..
Bjordi prsh. Kënaqësi t’ju kemi në faqet e “SH2″-it. Ju sapo keni mbaruar konkurrimin tek “Kënga Magjike”. Ne kënga na u duk shumë “ok” dhe na vjen keq që nuk mori ndonjë çmim. Ju si e komentoni këtë fakt?
E komentoj në mënyrë shumë të thjeshtë, në konkurrim ishin shumë këngëtarë të mirë, dhe për ne, që sapo kemi filluar në këtë ambient, ishte shumë e vështirë të fitonim ndonjë çmim. Por edhe gjysmëfinalja ishte arritje shumë e madhe për ne. Vitin tjetër, sigurisht, do të fitojmë!!! ;-D
Tani që mbaruat dhe pjesëmarrjen tek “Kënga Magjike”, a ka ndonjë plan të afërt? Me çfarë do të merreni?
Unë jam i angazhuar në një produksion televiziv, por mbrapa kuintave, ku më pëlqen.
“Nuk betohem dot” …për çfarë nuk betohet dot Bjordi?
Nuk betohem dot për asgjë… ose më mirë të gjithë mund të betohemi shumë thjesht për çdo gjë… por puna është që ta mbajmë fjalën për çka betohemi.
A keni ndërmend t’i bëni një videoklip këngës?
Jemi duke e menduar… po i pyes lexuesit meqë jam këtu: a doni videoklip?
Do të presim ndonjë këngë tjetër së afërmi?
Unë kam shumë qejf, të provojë Adela… Po ashtu…kushedi mund ta provojmë si solistë.
Si lindi ideja për këngën?
Adela ka dashur prej kohe që ta provojë veten në muzikë… pastaj papritmas Pirro Cako tha: Po pse jo në duet? Kështu që e provuam…
U fol në media që ti dhe Adela keni ndërruar shtëpi, për arsye financiare. Sa është e vërtetë kjo?
E para punës nuk është turp të kursesh lekë, sidomos në këto kohë krize… e dyta ne ndërruam shtëpi, sepse gjeta një shtëpi si e desha vetë, e madhe, me një dhomë plus vetëm për vete dhe në një zonë të qetë… (dhe thënë mes nesh: këtu paguaj më shumë…:D)
A keni ndonjë plan me Adelën, ndonjë dasmë së afërmi? ☺
Do ta shes shtrenjtë këtë lajm!!!
Ke menduar ndonjëherë të rikthehesh në Itali?
Unë jetoj momentin, tani që jetoj këtu ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur. Për të ardhmen nuk i dihet mund edhe që të më vijë një propozim nga Hollywood-i ☺

0 comments:

Post a Comment