
“Fillimisht kam gjashtë koncerte në SHBA dhe pas festimeve të Vitit të Ri do të vendos të jetoj atje për një periudhë pune dhe projektesh te reja”, tha Noizy. Më tej ai tregon se “fillimisht kam disa takime të rëndësishme me producentë,dhe mendoj se për të qenë pjesë MTV-së thjesht duhet një këngë që të pëlqehet. Nuk besoj se është aq e vështirë sa e bëjnë njerëzit, por thjesht duhet të shpenzosh ca para dhe me praninë e njerëzve të duhur bëhet”.
Ndërkohë që Noizy sapo ka përfunduar studion e tij profesionale, e rrallë në Shqipëri, pasi i ka blerë pajisjet e studios muzikore që ka përdorur kompozitori Adi Hila. “Tani do filloj të krijoj muzikë profesionale, fillimisht vetëm krijime për veten e tij dhe ndoshta më vonë për këngëtarët e tjerë”. Noizy mori famë në Tiranë shumë shpejt si reper, ndërkohë që ka pak më shumë se dy vite që është kthyer nga Anglia.
1 comments:
otr dibra bravo na ki neru
Post a Comment