
Mesatarisht, shoferi humb gjashtë ditë në vit, duke ndejtur me veturë nëpër parkingje dhe rrugë për të kërkuar një vend të lirë, për ta parkuar veturën.
Koha e humbur gjatë jetës shkon deri më 7600 ore- më shumë se 45 javë, sipas sondazhit ku kanë marë pjesë 9000 shofer.
Londinezët humbin më tepër, ata shpenzojnë mesatarish 182 orë për të gjetur vend të lirë për parkim- 54 javë në vitet prej se e kanë marrë patentën e shoferit, derisa e lënë vozitjen, e që llogaritet 50 vjet.
Sondazhi zbuloi se 23 përqind e shoferëve zakonisht marrin edhe pasagjerët e tyre deri te vendparkimi, ndërsa 44 përqind mendojnë se e kanë humbur veturën e tyre nëse harrojnë se ku e kanë parkuar.
39 përqind janë vënë në siklet kur treguan se së paku njëherë në jetë kanë shkuar të marrin veturë tjetër nga parkingu, duke menduar gabimisht kurse ajo ështe vetura e tyre.
0 comments:
Post a Comment