Mësuesja vs. Infermierja
Pse mësuesja është më e mirë se infermierja pas seksit?Sepse infermierja thotë:
“Hajde tjetri”
Ndërsa mësuesja:
“Tash hajde ta përsërisim edhe një herë bashkë!”
Biondja në ashensor
I thotë biondja shoqes së vet bionde:“Paramendo, dje u ndal rryma, mbeta në ashensor një orë rrafsh!”
“Po kjo nuk është asgjë. Unë kam mbetur tri orë në shkallët lëvizëse”.
Muzika klasike
Shkon një burrë në koncertin e muzikës klasike dhe kur kthehet e pyet shoku i tij:“Dhe si tu duk koncerti?”
“Uf shumë mirë”
“Mirë e cila ishte pjesa më e mirë?”
“Ajo në fund, kur filluan të shpërndajnë pallto, unë i mora tri!”
Dhurata për vjehrrën
Për 8 Mars vjehrrës do t’ia bëjë dhuratë një udhëtim në Egjipt ose ndoshta në Tunis!Llogaria
“I krahasova shpenzimet e dasmës sonë dhe vlerës së çejzit tënd!”“Edhe?”
“Po më del llogaria se jam martuar me ty për dashuri!”
Krahasimi
Birra pa alkool është si ta shohësh filmin pornografik në radio!Fatkeqësia
I thotë gruaja burrit:“Kam lexuar se numri më i madh i fatkeqësive ndodhin në kuzhinë”
“E di. Unë i shkreti gjithmonë detyrohem t’i ha ato fatkeqësi”
Si e zgjidh fjalëkryqin polici:
1. Veshje solemne (2 shkronja)...............zi2. Thirrje telefonike (3 shkronja) ...............xrr
3. Qytet në Itali (3 shkronja) ...............Rom
4. Lloj kafshe me shtëpizë (3 shkronja) ...............qen
5. Shihe foton (5 shkronja) ...............e pashë
6. Vëllai i gruas (5 shkronja) ...............Arben
7. Armë e ftohtë (7 shkronja) ...............pendrek
8. Pija më e shëndetshme (4 shkronja) ...............birra
9. Sëmundje e pashërueshme (6 shkronja) ...............vdekja
10. Prodhim i pulës (4 shkronja) ...............supa
11. Bashkëjetesa e burrit dhe gruas (6 shkronja) ...............banesa
12. Masa për vlerësimin e gurëve të çmuar (6 shkronja) ...............paraja
13. Burri i motrës (3 shkronja) ...............Ali
14. Personazh biblik (3 shkronja) ...............pop
15. Numri më i vogël treshifror (3 shkronja) ...............000
Frika
Një grua frikacake, megjithatë, vendosi të ulej në karrigen e dentistit, por me vete mori edhe qenin.“Ju lutem, pse e keni marrë qenin me vete?” – e pyet dentisti.
“A po, harrova t’u tregoj: duhet të keni kujdes, sepse ai kafshon me të bërtitur unë”.
Nataliteti
- A po e sheh mori, çdo vit e më pak foshnje po lindin, thotë njëra.- Po, për këtë arsye na ka ra mentaliteti!, ia kthen tjetra.
Ndeja gjakovare
Shokët e vjetër merren vesh që pas një kohe të gjatë të mblidhen me një vend tek njëri prej tyre, dhe propozuan që secili të sjellë me vete pak ushqim ose pije. Të gjithë u pajtuan me propozimin, ndërsa gjakovari tha: “Ju sillni verë e proshutë, e unë do ta marr me vete vëllain e po t’këndojmë e po ta kallim”.Martesa
Së shpejti martesat do të duken kështu:Ofiqari:
- A pranoni që të ndryshoni statusin tuaj në Facebook nga Single në Married.
Nusja:
- Po!
Ofiqari:
- I lus kumbarët të afrohen dhe të klikojnë LIKE!
Prezervativi
Hyn njëri në farmaci dhe thotë:- Ju lutem, më jepni një prezervativ të zi!
- Aman, po pse të zi, pyet farmacistja.
- Më ka vdekur miku, dhe desha t’i shprehë ngushëllime gruas së tij.
Permbledhur barcaleta te ndryshme nga stafi i Shqip News ! Ju faleminderit !
0 comments:
Post a Comment