ShBA, nje crregullim i rralle per nje 19 vjecare. Mjeket qe quajne “Nepsi “ dhe eshte nje varesi e rralle qe shtyn njerezit te hane ne menyre te fiksuar substanca jo ushqimore, qe nga monedhat deri te suvaja.
Nje 19 vjecare amerikane, Tempestt Henderson, vuan prej vitesh dhe ka arritur te haje deri ne 5 copeza sapuni ne jave, plus disa grushta te detergjendeve pluhur.
“Snack” apo ushqimi i shpejte, qe sipas te perditshmes britanike Daily Mail, thote “se kane nje shije te madhe, te embel dhe te kripur ne njejten kohe”.
Sipas eksperteve qe kane analizuar shume raste te ngjashme, ky neps mund te shkaktohet nga mungesat minerale. Por ne rastin e Tempestt, eshte edhe stresi qe ka provokuar varesine, pasi eshte ndare nga i dashuri i saj, ajo filloi te provonte dhe “ shijonte “ sapun te cdo lloji, nen syte mosbesues dhe te shqetesuar te prinderve.
“E dashuroj ndjenjen qe me jep ngrenia e sapunit; pasterti e thelle, me e thelle sesa kur lahesh ne dush me shampo”.
Pas gjashte muajsh varesie, Tempestt j’u desh te shkeputej nga studimet e saj dhe tani eshte ne terapi, sepse zakoni i saj i cuditshem mund te shkaktoje probleme serioze ne sistemin e tretjes, ose mund te perfundoje ne helmin per shkak te substancave toksike qe permban sapuni. Qe nga momentin qe vajza eshte duke u trajtuar nga specialistet qe ne shtator, duket se ka ndaluar se ngreni sapun. Tani shpreson te sherohet plotesisht dhe te kthehet ne kolegj.
0 comments:
Post a Comment