http://www.bloggerthemes.net/

Thursday, February 10, 2011

Eneda Tarifa, prezantuesja e re e Portokallisë

Këngëtarja e njohur është surpriza e parë e “Portokallisë”. Sezoni i ri nis javën e parë të marsit. Eneda Tarifa sapo ka nënshkruar një kontratë për të prezantuar spektaklin popullor dhe të vetëm të humorit në Shqipëri. 
Bëhet pjesë e kësaj përvoje të re, sepse Eneda është e gatshme të provojë në art.
 Propozimi për të prezantuar “Portokallinë” mendoj se vjen në kohën e duhur, kur përvoja e fituar dhe pjekuria artistike mendoj se mund të më favorizojnë. E shikoj si një mundësi për rritje të mëtejshme profesionale.

Eneda Tarifën, jemi mësuar ta njohim si këngëtare. Suksesi i saj më i fundit ishte çmimi i parë i “Top Fest 7”. Në krah të saj mund të jetë aktori Salsano Rrapi, por gjithçka mbetet për t`u parë. Është një përvojë e re, për të cilën Eneda shprehet e entuziazmuar. “Ishte propozimi i regjisorit Altin Basha për të qenë prezantuese e “Portokallisë”. Kjo më bëri të ndihesha e privilegjuar, sepse ai ka vite që e drejton këtë spektakël dhe synon veçse rritje profesionale dhe cilësore”, shprehet ajo.

0 comments:

Post a Comment