Kufijtë kanë një funksion mbrojtës, mbështetës dhe e përgatisin fëmijën për jetën. Të vendosësh kufi është njësoj si të kesh një udhërrëfyes i cili të tregon rrugën e drejtë. Fëmija bashkë me disa veçori zotëruese të cilat i japin kuptim jetës së tij ka nevojë edhe për disa rregulla, korniza e të cilave është punuar qartë, në këtë mënyrë ai mund të fitojë besimin në vetvete, të ndihet pjesëtar i një komuniteti dhe të zhvillojë një personalitet të pavarur.
Personat të cilët mund t'ia mësojnë fëmijës sjelljet dhe veprimet që kërkojnë kufizim janë nëna dhe babai. Nënat dhe baballarët duhet të vlerësojnë më objektivisht dëshirat dhe kërkesat e brendshme. Duhet të shikojnë edhe një herë me syrin kritik veprime e shoqëruara me fjalët "Ne nuk kemi pasur mundësi, ai le ta shijojë, ne nuk e kemi bërë, ai le ta bëjë". Ata duhet të vendosin kufij duke qëndruar larg gabimeve.

0 comments:
Post a Comment