http://www.bloggerthemes.net/

Friday, February 18, 2011

Nis puna për veturën më të shpejtë në botë



Londër, 8 shkurt - Puna për ndërtimin e veturës më të shpejtë në botë nisi këtë javë, lajmëroi sot e përditshmja britanike “The Guardian”.E quajtur “Bloodhound”, vetura do të arrijë deri në shpejtësinë e 1 600 kilometrave në orë, pasi të përfundojë ndërtimi i saj.
Ajo do të përpiqet të thyejë rekordin e shpejtësisë së vendosur nga një mjet automobilistik, ndërsa do të garojë në shtratin e një liqeni të tharë në Afrikën e Jugut, vitin e ardhshëm, transmeton TCH.
Mjeti do të përdorë një motor reaktiv të ngjashëm me atë të një aeroplani linje. Ndryshimi i vetëm është që mjeti në fjalë do të peshojë vetëm gjashtë tonë, në krahasim me qindra tonët e një avioni pasagjerësh.
Sfida më e madhe për ndërtuesit do të jetë ajo aerodinamike, pasi llogari shumë të detajuara duhen bërë, për të bërë të mundur që mjeti të qëndrojë i kapur pas tokës, pasi të përshpejtojë, deri në kalimin e shpejtësisë së zërit.

0 comments:

Post a Comment