http://www.bloggerthemes.net/

Wednesday, February 16, 2011

Propozim shokues në sheshxhirim

Propozim shokues në sheshxhirim
Dihet se regjisori Darren Aronofsky është shumë kërkues ndaj aktorëve në sheshxhirim.
Për filmin “Black Swan”, Aronofsky i ka kërkuar dy protagonisteve, Natalie Portman dhe Mila Kunis, të humbnin të paktën 10 kilogramë duke i vënë përballë një diete të rreptë.

Por, zbulimet e fundit të aktores Natalie Portman, të publikuara nga revista për iPad “The Cinema Show”, bëjnë që të hidhen hije dyshimi mbi metodat e regjisorit të famshëm. Aronofsky i ka kërkuar protagonistes kryesore të filmit (Natalie Portman) që të përdorte “ecstasy” në mënyrë që të hynte më mirë në rolin e balerinës konfuze dhe të stresuar.

“Darren kërkonte që të merrja “ecstasy” që të interpretoja më mirë këtë rol, por unë nuk pranova. Më mjaftonte imagjinata ime për ta luajtur dhe me Aronofsky-n kuptohesha shumë mirë. Nuk ishte nevoja fare të flisnim, e kuptoja me vështrim. Ai është një regjisor i madh”, shprehet Portman.

Edhe pse e vlerëson jashtë mase regjisorin, deklaratat e aktores do të ngjallin polemika sepse të arrish deri aty sa të kërkosh konsumimin e drogave në sheshxhirim duket se i kalon kufijtë.

0 comments:

Post a Comment