
“Bashkëpunimi i imi dhe DJ Blunt kësaj radhe është me 2po2 dhe Capital T. Së shpejti do të realizojmë edhe videoklipin. Teksti i muzikës më shumë flet për muzikën hip-hop. Nuk dëshiroj të zbuloj më shumë sepse dëshirojmë të mbetet befasi”, ka thënë Real 1 për Telegrafi.
Real 1 gjithashtu ka bërë të ditur se ai me DJ Blunt së shpejti do të vijnë me një këngë tjetër të re të cilën po ashtu do ta shoqërojnë me klip.
“Jemi duke punuar shumë. Përveç bashkëpunimit mes 2po2 dhe Capital T, unë dhe DJ Blunt kemi realizuar një këngë tjetër të re që së shpejti edhe kjo pritet të realizohet me klip”, ka përfunduar reperi duke hezituar të jap më shumë detaje.
0 comments:
Post a Comment