Pasojat dhe mjekimi
Kur plaga është e sipërfaqshme, si gërvishtje e thjeshtë, mjafton që ajo të lahet me ujë të rrjedhshëm e me sapun dhe të përdoret një dezinfektues.
Kur plaga është e thellë dhe ka provokuar shqyerjen e lëkurës, daljen e dhjamit të nënlëkurës dhe ka prekur edhe muskujt, atëherë duhet që plaga të pastrohet me ujë dhe sapun; të ndalohet hemorragjia; duhet të bëjmë një fashim të shtrënguar dhe të dezinfektojmë plagën me një dezinfektues (jo me alkool të denatyruar).
Çfarë mund të transmetojë:
Infeksione. Në qoftë se kafshimi është një gërvishtje e lehtë e sipërfaqshme dhe është e dezinfektuar mirë, nuk paraqet ndonjë rrezik. Megjithatë dhëmbët e qenit kanë mikroorganizma.
Tetanozi. Shkakton mjaft dëme në sistemim nervor qendror, me shfaqjen e plazmave muskulore të dhimbshme. Nuk ka rrezik kur qeni është shtëpiak, megjithatë, nëse është endacak, bëhet vaksina profilaktike kundër tetanosit.
Tërbimi. Për të mjekuar një kafshim nga një qen që dyshohet se është i tërbuar, lahet dhe dezinfektohet plaga dhe përgatitet serumi antitetanik. Mjekimi bëhet katër herësh dhe kryhet sa më shpejt.
0 comments:
Post a Comment