Jemi në qytetin e Poradecit dhe Kutelit, ata sot rrinë përballë njëri-tjetrit, buzë liqenit, i pari i ka kënduar 7 herë vendlindjes, ndërsa i dyti i dha krahë fantazisë sepse u ushqye me baladat e Malësisë së Pogradecit.
Sot takojmë bashkëkohësin e tyre, quhet Tomi Mato. 75-vjeçari për të takuar Lasgushin shkon në vendin e shenjtë, aty ku sot gjenden 6 nga 8 sylynjarët. Një vend-hajmali që shumë njerëz do të donin ta kishin me vete.
“Duke njohur shpirtin e Lasgushit jam munduar që me aq sa kam mundur ta përjetësoj lavdinë dhe krenarinë e këtij qyteti”, shprehet Mato.
“Të vërtetat e pathëna të Lasgushit” është libri me kujtime që “theu heshtjen shumëvjeçare” të Matos. Një ndër regjisorët e parë të kastës së vjetër, tani po punon për dy libra të tjerë: “Dëgjoni Mitrush Kutelin” dhe “Pragë, të mora me vehte”.
Ky i fundit do të jetë një “ditar” për kohën e studimeve në Pragë, për vënien në skenë në “gjuhën çeke”, 54 vjet më parë të dramës së Kol Jakovës, “Halili dhe Hajria” në teatrin Desk te Cekisë.
“Një nga kritikët më të mëdhenj, Jiry Hayek, e ka parë këtë vepër në Tiranë dhe në Pragë dhe bëri krahasimin. Mua më kritikoi duke thënë se nuk kisha mundur t’ia përcillja shpirtin malësor aktorëve, por drama ka qenë një sukses i madh”, thekson Tomi Mato.
Pogradeci njihet si qyteti i poetëve dhe piktorëve, dikur i mbyllur me vizitorë elitarë, sot më i hapur se kurrë. Fizionominë e sotme ia ka dhënë një ish-oficer i ushtrisë franceze, në Luftën e Parë Botërore.
Rruga buzë liqenit dhe ajo e Korçës, e projektuar prej tij, krjuan “Pogradecin modern”.
Pas këtyre fasadave të lyera fshihet qyteti i vjetër, ndërsa zbukurimi i tyre është bërë nga “dora” e piktorit Anastas Kostandini. Autor i peizazheve sociale dhe poetike, gati 4 mijë punime ia ka kushtuar qytetit, me gurin e “Sizifit” në kurriz, i mbërthyer herë pas here nga dilemat e mëdha artistike, rrëfehet për qytetin plot ngjyra.
“Kur dita është e bukur, unë e lë studion dhe dal në natyrë. Unë jam rritur dhe jam mësuar me pamjen që dhuron Pogradeci. Për mua është e pamundur të largohem”, thotë Anastas Kostandini.
Është dita e Shën Harallambit, kremtohet 40 ditë pas ujit të bekuar.
Është mesha e mëngjesit që po mbahet në Kishën e Vjetër, e njohur si Kisha e Shën Mërisë, në lagjen e të krishterëve, po aq e vjetër sa vetë ngulmimet në këtë qytet.
Ikonostasi, me disa pasaktësira kanunore, është realizuar nga vëllezërit Basho.
“Duke studiuar ikonostaset e traditës, si ato të Shën Kollit në Voskopojë dhe të Vithkuqit, veç vizatimeve tona huazuam edhe disa vizatime të tjera për të treguar që kjo ishte një vazhdimësi e prodhimit të ikonostasëve shqiptarë”, shpjegon Ilir Basho.
Quhet Dhimitër Pojanaku, është poet i gjeneratës së re që ju imponua lexuesit me vargun e kulluar, edhe pse i lindur pranë liqenit, më shumë i ka kënduar “detit”. Me profesion gjykatës pjesën më të madhe të jetës ia ka kushtuar poezisë.
“Ajo që më pëlqen nga Pogradeci dhe që nuk kam dashur ta braktis është se ky qytet nuk më njeh për gjykatës, por më njeh si poet dhe kjo është diçka që të frymëzon për të krijuar sërish”, tregon Pojanaku.
Ky ishte Pogradeci në stinën e dimrit që e lëmë pas me vargjet e Poradecit:
”Shpirti im që sot u mbyll; Dhe gëzimin ma përzuri; Nëpër mal e nëpër pyll; Zu dëbora prej qëkuri”.

0 comments:
Post a Comment