Mënjëherë pas betimit përpara keshillit bashkiak si kryebashkiaku i Tiranës, zoti Basha hapi për herë të parë dyert e zyrës se tij në bashki. Ndër vizitorët e parë që vizitoi zotin Basha ishte dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth, i cili e uroi zotin Basha për detyrën e tij të re.
Zoti Basha bëri të ditur gjatë betimit të tij si kryebashkiak se Bashkia e Tiranës do jetë e hapur për të gjithë qytetarët. Ai konfirmoi gjithashtu se bashkia e Tiranës do të presë të mërkurën pasdite qytetarët e Tiranës që dëshirojnë të takojnë kreun e ri të Bashkisë.
0 comments:
Post a Comment