skip to main |
skip to sidebar
Posted by
Admin
Në orët e para të mëngjesit të së martës katër të dënuar në burgun e Fushë-Krujës tentuan që të arratiseshin nga qelitë.
Këta të dënuar për të realizuar planin e tyre të arratisjes kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës së tyre, kanë prerë hekurat e dritares dhe kanë dalë nga qelia ku qëndronin. Ata janë pikasur nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve.
Të dënuarit nuk arritën të finalizonin qëllimin e tyre, pasi janë neutralizuar nga punonjësit e sigurisë së burgut.
Pas tentativës për arratisje, Altin Kodra i dënuar me 22 vjet burg, Gëzim Guri, Fran Marashi dhe Prel Vucaj, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm, janë izoluar në dhoma të vecanta.
Tani këta persona duhet të dalin para drejtësisë për të marrë edhe masën e ndëshkimit për tentative arratisjeje nga burgu.
0 comments:
Post a Comment