http://www.bloggerthemes.net/

Friday, September 16, 2011

Ingrit Gjoni thyen rekord, grekët e rëndisin të parën

Ingrit Gjoni, këngëtarja e dashur e muzikës shqiptare po realizon pak nga pak atë që premtoi në fillim të kësaj vere. Synoj ti kaloj kufijtë, – tha Ingriti në një prej intervistave të saj të para, pas publikimit të bashkëpunimit me DJ e famshëm rumun, Tony Ray…dhe në fakt po e arrin.

Kënga My heart is crying, është shumë e pëlqyer në disa vende të mëdha në Ballkan e më tej në Europë, duke u bërë kështu pjesë e playlistave të disa prej radiove më të njohura në Rumani, Bullgari, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, etj. Në këtë të fundit madje, Ingriti ka arritur një rekord…Kënga e saj në bashkëpunim me Tony-n është kthyer në një hit të verës dhe veç kësaj është renditur e para në një prej klasifikimeve më serioze që bëhet në Greqi. Kjo është një arritje e madhe për Ingritin, e cila shumë shpejt do të ndërmarrë edhe një tur koncertesh në Ballkan së bashku me Tony-n. Ingrit Gjoni ka qenë një ndër këngëtaret më të kërkuara gjatë kësaj vere, me një axhendë të ngjeshur koncertesh, aq sa ndonjëherë i duhej edhe t’i refuzonte ato.

0 comments:

Post a Comment