Tre persona të plagosur, mes tyre edhe një punonjës policie, ka qenë bilanci i një operacioni të forcave të rendit për kapjen e një grupi grabitësish tek “Ushtari i Panjohur”, këtu në Tiranë, në orët e mbrëmjes së mërkurë.
Pesë persona, mes të cilëve edhe një vajzë, pjesë e një grupi të dyshuar grabitës, ndodheshin brenda një kazinoje tek “Ushtari i Panjohur”, me synimin, sipas forcave të rendit, për ta grabitur atë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kanë bllokuar daljen e kazinosë. Por, grabitësit, menjëherë sapo kanë dalë në derën e kazinosë kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Nga të shtënat dy shtetas kanë mbetur të plagosur. I plagosur, por lehtë në këmbë ka mbetur edhe punonjësi i policisë. Mbetet e paqartë nëse shtetasit e plagosur janë kalimtarë të rastit, apo anëtarë të grupit të armatosur.
Pas shkëmbimit të zjarrit, forcat e rendit kanë mundur të prangosin 5 persona, 4 djem dhe një vajzë që ishin vënë nën vëzhgim prej kohësh dhe që dyshohen si anëtarë të një grupi përgjegjës për disa grabitje dhe vjedhje në Tiranë.
0 comments:
Post a Comment