
Përditësimet, që u prezantuan në blogun zyrtar të Facebook, theksojnë se “fjalëkalimet për shfrytëzim të përkohshëm” do të ofrohen tek përdoruesit gjersa ata janë tek kompjuterët e bibliotekës, hoteleve apo vendeve publike, ku ata ndihen se fjalëkalimi i tyre i zakonshëm mund të komprometohet. Përdoruesit mund të dërgojnë një mesazh me tekstin “otp” në numrin 32665 në celularin e tyre, dhe ata menjëherë do të mund të përdorin një fjalëkalim që mund të shfrytëzohet vetëm një herë dhe i skadon afati brenda 20 minutave. Veçoria në fjalë është duke u shpalosur gradualisht dhe do të duhej të jetë e pranishme tek të gjithë përdoruesit e Facebook gjatë javëve në vazhdim.
Një ndryshim tjetër do t’iu mundësojë përdoruesve që të kuptojnë edhe nëse janë të kyçur në Facebook në një kompjuter tjetër. Në rast se përdoruesit kanë huazuar celularin e mikut për tu kyçur në Facebook dhe kanë harruar të ç’kyçen apo janë kyçur në një kompjuter publik, dhe janë larguar pa përfunduar seancën në Facebook, atëherë ata do të jenë në gjendje që përmes faqes së të dhënave të llogarisë të gjejnë një listë me të gjithë kompjuterët në të cilët janë kyçur dhe të ndalin kyçjet e paautorizuara. (Kjo veçori ofrohet për të gjithë përdoruesit).
Nuk ka Facebook për ata nën moshën 13 vjeçare
Facebook ka ritheksuar përkushtimin që nuk do të tolerojë regjistrimin e anëtarëve që janë më të rinj se 13 vjeç, dhe se sipas tyre kjo është një faqe që ka filluar si e dedikuar për komunitetin e kolegjit-studentëve, kështu që kjo rregull do të vazhdojë të jetë në fuqi dhe do të jetë edhe më strikte. Ata u kanë bërë thirrje prindërve që të kujdesen rreth asaj se çfarë po vizitojnë fëmijët e tyre kur ata kyçen për herë të parë në internet dhe në faqet tjera që vizitojnë.
Mbani kompjuterët në hap me kohën
Mbrojtja ndaj viruseve, hakerëve dhe kërcënimeve tjera online është diçka që Facebook nuk do të jetë në gjendje të ofrojë nëse përdoruesit nuk qëndrojnë në gatishmëri për të përditësuar sistemin operativ, antivirusin, ueb shfletuesin, etj.
0 comments:
Post a Comment