
T.I dhe bashkëshortja e tij Tameka Cottle ishin arrestuar në Los Angeles pasi policia i zuri duke përdorur marijuanë. Më pas, T.I është kthyer nëpër gjykatat kaliforniane për t’u përgjigjur për këtë arrestim dhe ka kërkuar që të dërgohet në rehabilitim në vend se të futet sërish në burg, por për këtë nuk dëgjoi gjykatësi Charles Pannel Jr., që vendosi ta kthejë në çeli reperin, edhe për 11 muaj të tjerë.
“Natyrisht se jemi të zhgënjyer me këtë dënim. Në të njëjtën kohë, është larg më pak se sa kishte kërkuar qeveria…që gjithashtu është e zhgënjyer me këtë dënim të ‘vogël’ sipas tyre. Kjo nuk është ajo që ai kishte pritur, kjo nuk është ajo që ai do në jetën e tij në këtë moment”, u shpreh avokati i reperit Dwight Thomas.
Sipas të gjitha gjasave, për shkak të rrethanave aktuale, do të shtyhet lansimi i albumit të ri të T.I, “King Uncaged”, i cili është pritur të godasë top listat në fund të këtij viti.
0 comments:
Post a Comment