http://www.bloggerthemes.net/

Tuesday, November 2, 2010

OG sulmon Seldin në këngën e re duke e quajtur Selda

Ka qenë tronditëse intervista e OG, një këngëtari hip hopi, pak muaj më parë tek gazeta “Panorama”. 
Ai rrëfente shoqërinë e hershme me Seldi Qalliun, ish pjesmarrës i “Big Brother 3” si dhe zhgënjimin e tij mbasi bëri një këngë me të. OG ose Geri, siç është dhe emri i tij i vërtetë, ishte i pari i cili akuzoi publikisht Seldin si homoseksual. Ai e ka quajtur hipokrit, njeri që kërkonte të krijonte para fansave të tij një imazh të rremë, duke u fotografuar me femra dhe duke krijuar gjasme një histori dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother”. Për sa kohë mbeti një zë i vetmuar, kaloi jo me shumë bujë ky prononcim, por u desh intervista shokuese e Domenikës e cila pohoi të njëjtën gjë, që ne t’i ktheheshim edhe një herë intervistës së OG. Tashmë ai nuk ishte i vetëm në këtë akuzë, pasi tani edhe Domenika kishte pohuar të njëjtën gjë. Ndërkohë që rrugët artistike të Seldit dhe OG janë ndarë përfundimisht, OG nuk rri rehat. Në këngën e re që ka përgatitur ai ka menduar që ta përmendë në tekstin e saj. Kënga quhet “Jena ne” dhe pjesa që i referohet Seldit ka të bëjë me intervistën që ky i fundit dha pak kohë më parë tek programi i Arjan Çanit “Zonë e lirë”. Nëse ju kujtohet ai aty rrëfen se OG është bërë këngëtar falë tij dhe duket se kjo gjë e ka fyer OG. “Atij i vjen rëndë që unë ia nxorra të palarat në shesh prandaj vazhdon të llomotisë lart e poshtë për mua” rrëfen OG për “Panorama Plus”. “Më vjen keq që nuk është aq i zgjuar kur flet në media pasi pohimet e tij janë shumë kontradiktore”, thotë ai. Ja disa nga vargjet e këngës që duket se kanë mjaft mllef brenda: “Seldi want to be shit, apo Selda want to be shit, çuni i mamit gay gay tu bërtit….” Më pas OG thotë: “E di mirë që pas kësaj, ai do kërkojë të më kundërvihet dhe do bëjë çmos të dalë me ndonjë femër në gazetë që të thotë të vërtetat sipas tij, por mua aq më bën, pasi ai më ofendoi i pari, kështu që unë u detyrova t’i kundërpërgjigjem”- përfundon OG.

0 comments:

Post a Comment