NASA, me anë të një bombardimi të kryer vitin e kaluar në Hënë, ka zbuluar disa lëndë kimike të çuditshme në satelitin e Tokës. Sipas një studimi të publikuar nga revista “Science”, raketa e përdorur nga NASA ka zbuluar me qindra kg ujë, argjend, zhivë dhe lëndë kimike të tjera të pabesueshme.
“Science” thotë se gjatë këtij eksperimenti janë zbuluar shumë lëndë befasuese si ujë, monoksid karboni, amoniak, metale me ngjyrë argjendi, etj.
Peter Schultz nga dega e gjeologjisë në Universitetin Brown u shpreh lidhur me kraterin Cabeus në Hënë: “Ky vend është si një arkë thesari e elementeve të zbuluara”.
Me anë të satelitit LCROSS gjatë tetorit të vitit të kaluar, NASA kishte hedhur një raketë drejt kraterit Cabeus të gjendur në pjesën jugore të Hënës. Qëllimi i kësaj rakete ishte të zbulonte nëse ajo pjesë ishte akullnajë apo jo, dhe nëse do të gjendej, të analizohej përbërja e këtij akulli. Për shkak të mos rënies së dritës krateri nuk shihej mire përbrenda.
Anthony Colaprete dhe kolegët e tij nga qendra studimore Ames e NASA-s kanë bërë një llogaritje e cila tregon për një masë 5,6 për qind uji të ngrirë.
Anthony Colaprete dhe kolegët e tij nga qendra studimore Ames e NASA-s kanë bërë një llogaritje e cila tregon për një masë 5,6 për qind uji të ngrirë.
Ndërkohë që specialistët theksojnë se argjendi i gjendur gjatë eksperimentit nuk është mineral dhe mund të gjendet në copëza të vogla. Ata mendojnë se zhiva e gjetur në sasi të mëdha është një surprize e pakëndshme.
0 comments:
Post a Comment