Këngëtarja amerikane Rihanna, refuzoi një bashkëpunim të radhës me reperin Eminem, pasi që ishte e frikësuar se regjistrimi i një pjese të dytë të këngës “Love The Way U Lie”, nuk do të ishte më i mirë se versoni origjinal.Hiti “Love The Way U Lie” ishte në krye të toplistës amerikane për më se shtatë javë dhe ishte në krye në 22 shtete tjera. Eminem filloi punën në “Love The Way U Lie (pjesa e dytë)”, por Rihanna e refuzoi ribashkëpunimin.
“Kur dëgjova idenë për një pjesë të dytë, unë e kundërshtova menjëherë. Ndjej se nuk mund të mposhtet origjinali. Nuk ka mënyrë se si ta rrëzojmë versionin e parë, por pse të konkurojmë ndaj tij?”, theksoi Rihanna.








0 comments:
Post a Comment