Algeni del me Jonelën jashtë dhe thur një plan, për të vënë në lojë diçka me të. Ai i propozon asaj që ata të improvizojnë një lidhje si lojë për banorët brenda shtëpisë. Jonela fillon të qeshë dhe i thotë se do të ishte diçka shumë ngacmuese për banorët, por nuk ka vendosur ende nëse mund ta bëjnë apo jo. Atje afër shkon Ermela dhe Algeni i kërkon ndihmë që ajo të përhapë thashethemet lidhur me “lidhjen” e tyre. Ermela nuk pranon të bëhet pjesë e lojës dhe thotë “Unë jam mbushur me historira, e kam bërë një proçkë për këtë javë”. Algeni i kërkon Jonelës që të shkojnë të diskutojnë me Vëllain e Madh nëse mund ta bëjnë një gjë të tillë. Algeni thotë se i pëlqen të mendojë se si mund të reagojnë banorët, sepse të gjithë do të mendojnë që ata e kanë bërë sepse Jonela është në nominim.
Më pas Jonela hyn brenda dhe e pyet Ermelën se si i duket kjo ide dhe Ermela i përgjigjet “Ka frikë Algeni prandaj, por jo mbi shpatullat e tua”. Jonela bindet për të mos pranuar të bëhet pjesë e lojës.
Jonela del jashtë dhe i thotë Algenit se këtë lojë mund ta bëjnë javën tjetër. “Kësmet nga java tjetër se këtë javë bie keq”, thotë Jonela.
0 comments:
Post a Comment