http://www.bloggerthemes.net/

Thursday, February 17, 2011

Marieli flet për ndjenjat e tij ndaj Mirjetës

Marieli vazhdon bisedën me Shkëlqimin dhe Ergysin dhe u tregon atyre për ndjenjat që ka për Mirjetën. Ai shprehet se është vetvetja kur është me Mirjetën dhe se midis tyre kanë lindur emocione të vërteta. Shkëlqimi e pyet nëse ka pasur ndonjë lidhje tjetër ku të jetë përfshirë kaq shumë dhe Marieli shprehet se “Me kaq shumë ndjenja asnjëherë”, thotë ai. Më pas Marieli tregon për lidhjet që ka pasur dhe thotë se ka qenë i lidhur për një periudhë të shkurtër kohore dhe nuk kanë qenë të përfshira ndjenjat, siç po ndodh me Mirjetën. “Kam gjetur një person që më përshtatet shumë”, shprehet Marieli.

Marieli thotë se ndihet mirë me Mirjetën sepse ajo ka një karakter të fortë. “Është sikur ta kisha bërë me plastelinë”, shprehet Marieli. Ai tregon edhe për Mirjetën dhe thotë se edhe ajo ndjen për të, por është tip që nuk e shpreh atë që ndjen. 

0 comments:

Post a Comment