Tiranë, 4 shkurt - Përfaqësuesja e sivjetshme e Shqipërisë në Eurosong, Aurela Gaçe do të udhëtojë në Los Angeles për të regjistruar versionin e ri të këngës së saj "Kënga ime".
Këngëtarja, ka filluar përgatitjet për Eurovizion, që do të mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë më 8 maj.
Së bashku me kompozitorin Shpëtim Saraçi dhe tekstshkruesin Sokol Marsi, Gaçe po punon për versionin anglisht të këngës, e cila do të incizohet në Los Angeles javën e ardshme. Ndërkaq autorët po diskutojnë që një pjesë e refrenit të këngës të këndohet në shqip.
Pas incizimit të këngës në anglisht, Gaçe do të bëjë edhe klipin e këngës që mori votat maksimale në Festivalin e 49-të në RTSH.
Ndërkaq, sa i përket klipit të ri të këngëtares, që ishte parashikuar të dilte në këtë fillim vit, Aurela Gaçe pohon se e ka shtyrë publikimin e tij pikërisht për shkak të këngës që do të përfaqësohet në Eurovizion, transmeton Zhurnal .

0 comments:
Post a Comment