http://www.bloggerthemes.net/

Thursday, February 10, 2011

Berisha: “Shqipëria, vend i zhvilluar brenda 2017”

zoomNë mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, kryeministri Berisha parashtroi një pjesë të objektivave të ekzekutivit mbi bazën e të cilave qeveria do të ecë përpara në projektin madhor, “Shqipëria, vend i zhvilluar brenda 2017-ës”
Ndërsa bëri një bilanc në terma të vitit që sapo lamë pas, Berisha ftoi opozitën që të bashkëpunojë në përmbushje të objektivave madhore për vendin, që sikundër tha, do të paraqiten me detaje brenda 5 ditëve nga ministritë përkatëse.

Sali Berisha: “Qeveria në mbledhjen e parë për të 2011, është më optimiste dhe e vendosur për të shndërruar këtë vit në një vit me zhvillim të fuqishëm në projektin “Shqipëria, vend i zhvilluar brenda 2017”. Jam i gatshëm të bashkëpunoj, përndryshe axhenda ime është e papërmbajtur dhe jam i gatshëm të punoj për të. Janë 800 mijë qytetarë që presion rritjen e rrogës dhe pensioneve. Ftoj opozitën të bashkëpunojë në interesin e saj më të mirë.
Objektivat janë të tilla që të konsolidojnë themelet e një zhvillimi madhor brenda vitit 2017”
Për kryeministrin Berisha, starti mbi të cilin qeveria do të nisë punën për këtë vit do të bazohet tek ecuria e mëtejshme e reformave, ku ai renditi disa prej prioriteteve; si rritja e pagave dhe pensioneve, investimet në infrastrukturë dhe përmbushja e detyrimeve për integrimin Europian të Shqipërisë.

Sali Berisha: “Do ua bëjmë të qartë shqiptarëve se çfarë do të bëhet me buxhetin më të mirë në histori. Do rrisim pagat dhe pensionet, do vijojmë me përmbushjen e angazhimeve tona për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, që është dhe shtylla madhore edhe për këtë vit. Kemi 10 mijë komuna të palidhura me akset kombëtare, 45 prej tyre do të lidhen brenda këtij viti”
Sipas kryeministrit Berisha realizimi i këtyre objektivave madhore bazohet në themelet e ngritura përgjatë vitit 2010, që sipas tij e renditën ekonominë shqiptare në krye të ekonomive europiane.
Gjatë prezantimit të objektivave madhore të qeverisë për 2011, kryeministri
Berisha u ndal në mënyrë të veçantë edhe tek dikasteri që sipas tij përmbushi me sukses reformat për lëvizjen e lirë, dikasteri i drejtuar nga ministri Basha.
Sali Berisha: “Ministria e Brendshme ka detyra të rëndësishme që kanë të bëjnë me garancinë e jetës, luftë më zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.”
Një tjetër objektiv madhor për qeverinë për këtë vit mbetet dhe miratimi i ligjit për sigurimet e reja shëndetësore si dhe vendosja e një sistemi të ri për mbrojtjen sociale në mënyrë që brenda vitit 2012 të mos ketë asnjë shqiptar në mjerim.
Sali Berisha: “Brenda vitit 2012 asnjë shqiptar s’do të jetë në mjerim. Do të kalojmë ligjin së shpejti. Do të vendosim ligjin për sigurimet e reja shëndetësore”
Skema e re e objektiva të qeverisë për ketë vit parashikon angazhime për të gjithe dikasteret e në mënyrë te veçantë edhe për Ministrinë e Mbrojtjes, para së cilës del si detyrë madhore demontimi i të gjitha municioneve jashtë standartit.
 

0 comments:

Post a Comment