http://www.bloggerthemes.net/

Thursday, February 10, 2011

Lezhë, tre anglezë nën hetim per mashtrim

zoomPolicia e Lezhës ka nisur një procedim penal për tre anglezë me akuzën e mashtrimit. Burime nga policia bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit anglezë James Roland , banues në Londër, me detyrë Nokia Corporatio, Mengager, Agata Wasik, banues në Londër, me detyrë CSO Officert of the bank HSBS dhe Stephen Green, banues në Londër, me detyrë Manager HSBC Bank Londër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dërguar një sms shtetases A. Çuko banuese ne Lezhë, sikur është fituese e llototarisë së kompanisë Nokia, me vlerë 600 mijë paund, të cilës në këmbim të gjoja çmimit të fituar i kanë kërkuar që tu trasferojë përmes agjensisë Uester Union shumën prej 3203 paund. Ndërkohë materialet në ngarkim të tre shtetasve anglezë me akuzën e mashtrimit i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë.
 

0 comments:

Post a Comment