skip to main |
skip to sidebar
Posted by
Ardit Gorenca
Këngëtarja tetovare Besjana Kasami, e njohur në publik si Big Mama, këto ditë ndodhet në Turqi e më saktësisht në Stamboll, ku do të realizojë videoklipin e këngës së parë në gjuhën turke. “Tani mund t’ju jap info në lidhje me punën e saj në Stamboll”, tregon për “Panorama plus” producenti turk Erkin Karaman, i cili thekson se Big Mama është duke punuar në videoklipin e këngës së parë në gjuhën turke. “Big Mama është në Stamboll dhe sapo ka dhënë intervistë për revistën e njohur turke, “Huriyet”, në të cilën do të gjendet dhe në kopertinë që nga dita e martë. Gjithashtu jemi duke punuar në klipin e këngës dhe pasi të publikohet projekti ajo do të jetë e pranishme në një nga emisionet më të shikuara në Turqi”, shton më tej producenti. Big Mama, gjithashtu ka shfrytëzuar rastin që të jetë e pranishme edhe në një koncert shumë të madh që është mbajtur në Stamboll nga këngëtarja e njohur turke Zeynep Memedim, të cilën ka pasur rastin të njohë më nga afër.
0 comments:
Post a Comment