E fundit në listën e zbulimeve falë Google Earth është gjetja e rreth dymijë lokacioneve arkeologjike në Arabinë Saudite.
Në shtator të vitit të kaluar falë incizimeve satelitore nga Google Earth është zbuluar krateri meteorik Kamil në mes të shkretëtirës egjiptiane. Ekspertët vlerësojnë se gjetja e kraterit 16 metra të thellë dhe 45 metra të gjerë do të mund të ndihmonte përgatitje për goditjet e radhës së meteorëve.
Në ndërkohë, përdoruesi i sistemit satelitor Google Maps ka zbuluar simbolin e lakuriqit në bazën ushtarake amerikane në Okinawa.
Në shkurt të vitit të 2009 në Google Ocean është vërejtur një kënddrejtë i përsosur me madhësi të Uellsit në afërsi të bregdetit afrikan në Atlantik. Shumë njerëz në mënyrë sensacionale kishin vlerësuar se është zbuluar Atlantida e lashtë, por më vonë ishte deklaruar se ajo ishte formësuar gjatë vënies së saj në hartë.
Në gusht të njëjtit vit gjoja është zbuluar edhe incizimi i përbindëshit legjendar Loch Ness. Pas zbulimit të përdoruesit Jason Cooke, Google ka premtuar se do të bëj incizim më të hollësishëm, raporton e përditshmja britanike The Daily Telegraph.
Se sa kualitativ janë incizimet e këtij programi flet edhe fakti se ushtria amerikane që prej 2008-ës ia ka ndaluar incizimin e bazave ushtarake për shkak të rrezikut për sigurinë. Kjo ka ndodhur për shkak të zbulimit të incizimeve të hollësishme të bazës ushtarake në Teksas.
0 comments:
Post a Comment