Hulumtimi po ashtu tregon se, edhe përkundër brengave për sigurinë online, çdo i teti fëmijë ka kontakt me persona të panjohur në internet dhe se shpesh gënjen për pamjen e tij/saj, moshën dhe mjedisin jetësor.
Anketuesit kanë analizuar aktivitetet online të 2.300 fëmijëve në mes të moshave 11 e 18 vjeç në mbarë Britaninë e Madhe dhe kanë zbuluar se 45 për qind e tyre kanë thënë se nganjëherë janë më të lumtur online se në jetën e tyre reale.
Raporti “Virtual Lives: It is more than a game, it is your life”, flet për sjelljen e fëmijëve në internet dhe zbulon ndjenjat e tyre derisa janë në internet.
“Në internet është më lehtë të jeni ata që dëshironi, sepse nuk u njeh askush. Nëse nuk u pëlqen situata, thjesht dilni dhe çdo gjë merr fund”, ka thënë një prej hulumtuesve të projektit.
Tjetri ka shtuar se në internet mund të thoni çfarë të doni. Mund të flisni me njerëz me të cilët zakonisht nuk flisni dhe mund të përmirësoni fotografitë tuaja që të dukeni më mirë.
“Kjo është njëjtë si të jeni person tjetër”, ka thënë ai.
Një tinejxher ka pranuar se ky është vendi i vetëm ku ndihet rehat kur bëhet fjalë për internet forumet anonime homoseksuale.
Rreth 47 për qind e tinejxherëve ka pranuar se në internet sillen më ndryshe se në jetën reale dhe atje ndihen më të fuqishëm dhe më me vetëbesim.
0 comments:
Post a Comment