| DashiYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme në ngritjen e shkallës afariste e të statusit tuaj. Krahas mundësive të reja, do të ndieni nevojën që t’u kushtoheni disa qëllimeve, të cilat në mënyrën më të mirë mund të avancojnë statusin Tuaj jetësor. Falë aspekteve planetare që do t’ju përcjellin, shumë përparësi janë në anën Tuaj. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se rruga deri te suksesi i madh është e lehtë dhe e thjeshtë. Ndodh që çdo gjë që planifikohet kërkon një proces të gjatë psikik, angazhim emocional apo fizik. Është me rëndësi të ruani mençurinë në situata të shumta kur merrni vendime për jetën tuaj afariste apo private, si edhe të mbështeteni në përkrahjen e disa personave të cilët i doni, sepse fati juaj jetësor mund të rritet vetëm atëherë kur atë e ndani me ata personat që i doni. Krahas vetëdijes pozitive do të dëshmohet sërish se “faktori i fatit jetësor” është në anën Tuaj.
Karriera: Në fillim të vitit të ri rrethanat në skenën afariste mund t’ju motivojnë edhe më shumë edhe për një angazhim më të madh. Dini të veproni me shumë energji dhe shpejt t’u përshtateni kushteve të ndryshme të afarizmit, prandaj mos hiqni dorë nga rasti i mirë që do ta keni nga 19 janari dhe në fillim të shkurtit. Mund të avanconi njëkohësisht në disa punë, posaçërisht në periudhën nga prilli dhe në pjesën e dytë të vitit. Disa forma të reja të bashkimit, partneritetit dhe angazhimit në punë të reja ju sjellin rezultate të shkëlqyeshme gjatë qershorit dhe nga shtatori. Nëse merreni me punët që kanë të bëjnë me edukimin, investimet, tregtinë, ekonominë, sportin, tregtinë e jashtme, do të jeni në pozitë të volitshme posaçërisht në periudhën nga prilli dhe tetori. Aspektet e volitshme planetare Ju sjellin mundësi të shkëlqyeshme për sukses afatgjatë, i cili do t’ju përcjellë këtë vit, por edhe viteve të tjera.
Partneri: Rrjedha e re dhe dinamika e ngjarjeve që në fillim të vitit do t’ju nxisin të merrni rol aktiv. Në harmoni me natyrën tuaj mund të kënaqeni me situata të shumta në jetën dashurore apo familjare. Nëse jeni i lirë, dikush mund t’ju ofrojë kënaqësi të posaçme dhe kulmin e dëshiruar në kontaktin emocional apo epshor. Pavarësisht nga statusi apo mosha Juaj, kënaqësia e zemrës është impuls i cili Ju lëviz më fuqishëm. Ju presin kënaqësi të mëdha dhe lumturi në dashuri në periudhën nga 19 janari deri më 12 shkurt, pastaj nga 7 marsi deri më 1 prill, si edhe nga 26 prilli deri më 21 maj. Ngjarje të reja që do t’ju bindin në një simpati apo në marrëdhënie të posaçme dashurie Ju presin nga 15 qershori deri më 11 korrik. Periudha që do t’ju sjellë disa momente të paharrueshme të entuziazmit dhe të fatit të madh Ju është nga 8 gushti deri më 9 shtator dhe nga 9 nëntori deri më 1 dhjetor. Shumë dëshira tuaja në jetën dashurore apo familjare tani mund të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Shëndeti: Është me rëndësi ta ruani orientimin Tuaj pozitiv dhe që ta kultivoni drejt, si edhe të bëni kontrollin e rregullt shëndetësor. Janë të mundshme dhembje koke herë pas herë, pastaj vështirësi kaluese me sistemin e tretjes, irritim i lukthit apo infeksione virusale. Kini kujdes në stabilitetin tuaj psikik dhe shmanguni situatave stresuese. Do t’ju bëjnë mirë mënyra e shëndetshme e ushqimit, dalja në natyrë dhe relaksimi psiko-fizik. Jini të kujdesshëm në periudhën nga 6 deri më 21 qershor, pastaj nga 10 deri më 20 korrik, në pjesën e dytë të nëntorit, si edhe në fund të dhjetorit. |
| |
| DemiYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 paralajmërojnë përvoja shumë interesante nga fushat e ndryshme jetësore, por edhe nevojën që të zgjeroni ndikimin tuaj nëpërmjet angazhimit afarist. Krahas ambicieve që i keni, Ju nevojitet edhe një gërshetim i rrethanave, por pikërisht periudha e cila është para Jush sjell një sërë privilegjesh të pritura gjatë. Aspektet e volitshme planetare Ju ndihmojnë që të përcaktoheni për mënyra të ndryshme të perfeksionimit afarist dhe personal. Kushtojini kujdes posaçërisht mundësive të ndryshme të udhëtimit edhe nëpërmjet këmbimit të informacioneve apo kontakteve me shtetet e jashtme, si edhe rastin e mirë që të avanconi përvojën tuaj, njohuritë, suksesin dhe pozitën shoqërore. Do të bindeni që suksesi më i madh, kënaqësia apo fati rezultojnë nga marrëdhëniet e harmonishme me rrethin e njerëzve të afërt, andaj në periudhën e ardhshme potenconi format e ndryshme të bashkimit dhe të partneritetit. Nganjëherë është e mundshme që të realizohet çdo gjë, por Ju nevojitet dikush t’ju inspirojë, t’ju përkrahë, burim energjie apo pikëmbështetje e mirë.
Karriera: Jeni shumë i gjindshëm në raport me ndryshimet ose ngjarjet e reja që Ju përcjellin në skenën afariste. Me shkathtësinë tuaj tipike dini t’u përgjigjeni me konsideratë dhe në mënyrë afirmative sfidave të ndryshme. I keni caktuar vetes kritere të qarta dhe po provoni që ndërtoni plane të mira të cilat do të bazohen në informacione të kohëpaskohshme. Rezultate të suksesshme Ju presin nga fundi i janarit, gjatë shkurtit dhe nga fillim i marsit. Dëshironi t’i zgjeroni njohuritë dhe përvojat tuaja, por edhe të realizoni sa më shumë qëllime të dobishme. Në periudhën nga fundi i prillit, gjatë majit dhe qershorit, Ju presin disa rezultate dhe suksese të dyfishta, me të cilat do të mburreni para të tjerëve. Nëse merreni me punë nga fushat e edukimit, medieve, ekonomisë, tregtisë apo turizmit mund të prisni satisfaksion në formë të mirënjohjeve të caktuara, posaçërisht në periudhën nga shtatori deri në fund të vitit. Pra, kjo është periudhë e volitshme edhe për investime apo për kontakte dhe bashkëpunim me shtete të jashtme.
Partneri: Që në fillim të vitit do të hetoni ndryshime të këndshme, sepse situata në jetën dashurore po përmirësohet në krahasim me periudhën e kaluar. Në harmoni me statusin tuaj emocional, moshën dhe afinitetet e ndryshme mund të kënaqeni në shoqërinë e dikujt të afërt. Ju presin gëzime të mëdha dhe lumturi dashurie në periudhën prej 1 deri më 19 janar, pastaj nga 12 shkurti deri më 9 mars. Nëse keni lidhje të gjatë, janë të mundshme vendimet për jetë të përbashkët apo edhe për martesë. Nëse jeni i lirë, kushtoni kujdes posaçërisht kontakteve të reja apo mundësive dashurore që ju presin në periudhën nga 1 deri më 26 prill. Do të keni rast të shkëlqyeshëm sërish të kënaqeni me fatin në dashuri apo në familje nga 21 maji deri më 15 qershor, pastaj nga 11 korriku deri më 8 gusht. Ju presin ndodhi shumë të këndshme dhe lumturi e re posaçërisht në periudhën nga 9 shtatori deri më 9 nëntor, dhe sërish nga 1 dhjetori deri më 8 janar 2012. Do ta kuptoni se Ju janë të nevojshme ndjenja e afërsisë dhe përkrahja emocionale, madje edhe atëherë kur ndieni vetëbesim dhe siguri.
Shëndeti: Përpiquni që t’i ndryshoni disa shprehi të këqija siç janë: ushqimi i parregullt, lodhja e tepërt psiko-fizike apo pjesëmarrja në situata garuese dhe stresuese. Kushtoni kujdes zemrës, nivelit të qarkullimit të gjakut. Janë të mundshme edhe irritime kaluese të stomakut, pengesa në tretjen e ushqimit dhe disa infeksione virusale. Jini i kujdesshëm gjatë periudhës 23 mars deri më 7 prill, pastaj gjatë gushtit, si edhe në pjesën e dytë të dhjetorit. |
|
| | |
| BinjakëtYjet e qiellit Tuaj gjatë vitit 2011 paralajmërojnë një sërë mundësish të reja, të cilat do të kenë ndikim të fuqishëm në suksesin dhe krijimtarinë Tuaj. Në periudhën e ardhshme do të kënaqeni në një privilegji në raport me rrethin tuaj, posaçërisht në formë të disa “rezultateve të arta”, shpërblimeve apo mirënjohjeve. Aspektet e volitshme planetare të cilat Ju përcjellin, në masë të madhe Ju favorizon suksesin në fushën e shprehjes kreative, të paraqitjeve publike, komunikimit, udhëtimeve, edukimit apo të avancimeve të reja profesionale. Mençuria qëndron në njohjen dhe lidhjen e të gjitha rasteve të mira. Do të bindeni që faktori i vendimtar lumturisë shpesh është në anën Tuaj, ndërkaq shumica e përfaqësuesve të kësaj shenje do të kenë ndonjë “fitim të veçantë”, i cili do të lërë gjurmë të rëndësishme në jetën Tuaj. Gërshetimi rrethanave të mira ka ndikim të madh jo vetëm në suksesin afarist, por edhe në lumturinë dashurore dhe familjare, e cila Ju pret. Në harmoni me natyrën tuaj tregoni se madhështia Juaj e brendshme është shprehje e harmonisë të cilën e keni me rrethin tuaj.
Karriera: Me fillimit të vitit do të kuptoni se ekzistojnë një sërë rrethanash të mira të cilat do t’ju përcjellin, andaj planet dhe vizionet tuaja mund t’i plasoni në mënyra të shumta dhe në drejtime të ndryshme. Merrni iniciativë më të madhe posaçërisht në periudhën nga 17 janari dhe fillimi i shkurtit. Suksesi i ri do të ndikojë në mënyrë shumë afirmative dhe do t’ju sjellë vetëdije më të madhe mbi privilegjet e caktuara, të cilat mund t’i keni në dispozicion për një periudhë të gjatë. Suksese të konsiderueshme, satisfaksione dhe rezultate të rëndësishme do t’ju përcjellin posaçërisht në periudhën gjatë prillit, majit dhe qershorit, pastaj edhe në një cikël të ri nga tetori deri në fund të vitit. Me kujdes analizoni bashkëpunëtorët Tuaj dhe pranoni këshillë të mirë, me rëndësi është që t’i bashkoni përvojën e kaluar në frymën e njohurisë re, në mënyrë që të realizoni pozicion sa më të mirë. Në periudhën e ardhshme ju pret avancim i suksesshëm, posaçërisht në punët të cilat kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, tregtisë, medieve, botimeve, turizmit, shkencës dhe arsimit, ndërtimtarisë, artit apo angazhimin politik.
Partneri: Në jetën dashurore tregoni që keni vullnet të mirë për gjetjen e zgjidhjeve apo përgjigjeve të reja. Që nga fillimi i vitit varësisht nga statusi emocional apo afiniteti Juaj do të gjendeni në rrethana të shkëlqyeshme që të realizoni disa kontakte apo lidhje të reja të këndshme. Do t’ju kënaqë ndryshimi në raport me partnerin apo me përjetimet e reja që do të kenë ndikim pozitiv në rrjedhën e ardhshme të ngjarjeve. Kënaquni bashkë me personin e dashur apo me rrethin tuaj familjar në periudhën nga 19 janari deri më 12 shkurt, pastaj nga 7 marsi deri më 1 prill, si edhe nga 26 prilli deri më 21 maj. Ju presin disa kënaqësi të reja kur lirisht mund të kënaqeni me inspirimet tuaja dashurore që do t’ju përcjellin në periudhën nga 15 qershori deri më 11 korrik, pastaj sërish nga 8 gushti deri më 9 shtator. Gjithmonë ekzistojnë disa ngjarje të paharrueshme të cilat pothuajse në mënyrë të çuditshme madhështojnë lumturinë dashurore apo familjare. Kini kujdes posaçërisht në disa ngjarje që do t’ju përcjellin në periudhën nga 9 nëntori deri më 1 dhjetor.
Shëndeti: Është e mundshme që problemet Tuaja shëndetësore më së shpeshti të jenë të shkaktuara nga stresi i shtuar psikologjik dhe presioni i madh, ndaj të cilave do të jeni të ekspozuar për shkak të karrierës dhe lidhjeve apo marrëdhënieve interpersonale. Dhembja e herëpashershme e kokës, rënia e imunitetit, pengesat me të parët dhe me përqendrimin janë dukuri që ju përcjellin, nëse e ngarkoni tepër organizmin Tuaj. Jini të kujdesshëm në periudhën nga 21 janari deri më 11 shkurt, pastaj gjatë majit, nga 27 gushti deri më 14 shtator, si edhe nga 23 tetori deri më 9 nëntor. |
| |
| GaforrjaYjet e qiellit Tuaj gjatë vitit 2011 paralajmërojnë mundësi dhe ndryshime të shkëlqyeshme të cilat do t’ju sjellin ngritje të madhe në të gjitha fushat e jetës. Aspektet planetare janë shumë të volitshme edhe në periudhën e ardhshme, pikërisht Ju keni privilegje të mëdha në raport me përfaqësuesit e tjerë të zodiakut. Me rëndësi është që vetes t’i caktoni qëllime të qarta dhe të angazhoheni në anë të ndryshme. Tani është rasti ideal që të realizoni “frytet e arta” dhe të realizoni planet tuaja të mëdha apo ëndrrat e magjishme. Me rëndësi është që të jeni i vetëdijshëm për atë se si “faktori i lumturisë vendimtare” është plotësisht në anën Tuaj. Suksesi, kënaqësia dhe lumturia me siguri nuk do t’ju mungojnë, posaçërisht do t’ju shpaguhen format e llojllojshme të investimeve në të ardhmen afariste dhe private. Ndodhitë në dashuri dhe në familje ndikojnë më shumë vetëbesimin tuaj, por e gjitha merr kuptimin e vërtetë vetëm atëherë kur fatin tuaj e ndani me personat e afërt. Mundeni lehtë t’i ndryshoni kufijtë tuaj subjektivë dhe të bëni që jeta Juaj më në fund të marrë kuptimin e vërtetë apo edhe më të bukur.
Karriera: Përpiquni që me kujdes t’i përcillni informacionet e reja në skenën afariste, në mënyrë që të jini i gatshëm t’i përgjigjeni secilit rast. Me rëndësi është që të jeni i vetëdijshëm për atë, që tani shumë rrethana ndryshojnë në favor të interesimeve dhe planeve Tuaja. Në periudhën nga fundi i janarit dhe gjatë tërë marsit Ju presin disa privilegje, të cilat do t’ju sjellin ndikim të gjerë shoqëror. Ekzistojnë shumë formula të mira të cilat duhet t’i kombinoni me mundësitë e ofruara. Mençuria qëndron në lidhjen e drejtë dhe në njohjen e momenteve më të mira për aksion. Rrethanat që do t’ju përcjellin nga 21 prilli, gjatë majit, qershorit, shtatorit dhe nëntorit, paraqesin një gërshetim të rrethanave të mira të cilat bashkë me ndikimin plotësues të “faktorit lumturi” sjellin rast të shkëlqyeshëm që me shumë sukses t’i realizoni në shumë drejtime. Përdorni lirisht të gjitha “atutë e arta” të cilat i keni në dispozicion varësisht nga situatat në të cilat gjendeni dhe në harmoni me vlerësimin personal. Disa shenja të veçanta apo ndonjë “fitim vendimtar” Ju presin nga fundi i vitit.
Partneri: Shumë situata do t’ju bindin se lumturia e fatit është në anën Tuaj. Disa dilema fillestare apo shqetësime në raport me personin e dashur kanë domethënie të mirë, sepse Ju presin zhvillime dhe kënaqësi të lumtura. Pavarësisht nga statusi Juaj emocional apo mosha, Ju presin ngjarje të këndshme dhe lumturi në dashuri në periudhën nga 1 deri më 19 janar. Kushtoni kujdes posaçërisht ngjarjeve të reja të cilat do t’ju përcjellin nga 12 shkurti deri më 10 mars. Do të keni rastin që të kënaqeni në një mënyrë të magjishme bashkë me partnerin Tuaj. Përpiquni që t’i gëzoni të gjithë ata që i doni, sepse do të tregohet se lumturia Juaj është afatgjatë. Çastet e gëzimeve të para dhe disa ndodhi të këndshme Ju presin sërish në periudhën nga 1 deri më 26 prill, pastaj nga 21 maji deri më 15 qershor, si edhe nga 11 korriku deri më 8 gusht. Ndonjëherë jeta ka kuptim tepër të mrekullueshëm dhe zbulon njëfarë shkëlqimi të posaçëm i cili është i mundshëm të shihet me sy të dashurisë. Kënaquni bashkë me ata që i doni dhe në rrethin e familjes Tuaj posaçërisht në periudhën nga 9 shtatori deri më 9 nëntor, pastaj sërish nga 1 dhjetori deri më 8 janar 2012.
Shëndeti: Angazhimi shtesë fizik, shëtitja dhe relaksimi ndikojnë pozitivisht në balancën Tuaj të brendshme dhe në organizëm, andaj ndiheni më i kënaqur dhe më i qetë. Janë të mundshme dhembje të herëpashershme të kokës dhe rënie e herëpashershme e imunitetit, apo ndjeshmëria nervore. Me rëndësi është që të silleni në mënyrë të matur dhe me kujdes, si edhe të kini kujdes për preventivë më të mirë shëndetësore në periudhën nga 21 marsi deri më 11 prill, pastaj nga 21 korriku deri më 7 gusht,si edhe nga 11 deri më 23 shtator dhe nga fundi i dhjetorit. |
|
| | |
| LuaniYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 sjellin ngjarje të bollshme të reja, që anë kuptim shumë të mirë, sepse shtojnë dukshëm mundësitë Tuaja që të realizoni lumturinë dhe suksesin në fusha të ndryshme të jetës. Radhitja e volitshme e planetëve në periudha të caktuara gjatë këtij viti, do të bëjnë që të ndieni privilegj në raport me rrethin tuaj apo në ndonjë fazë të mëparshme nëpër të cilën keni kaluar. Përpiquni që t’u përgjigjeni të gjitha mundësive të mira që do t’ju përcjellin varësisht nga afinitetet dhe qëllimeve që ia keni vënë vetes. Sado që qëllimet dhe kërkesat Tuaja të jenë të mëdha, bashkë me “faktorin lumturi” ato janë të arritshme dhe të mundshme. Me rëndësi është që të jeni i vetëdijshëm mbi angazhimin personal dhe prirjen e planetëve që do të tregojnë se “fati i përcjell të guximshmit”, si edhe që ekzistojnë disa momente të cilat kurrë nuk mund të harrohen, sepse njëkohësisht paraqesin edhe shprehje të atyre gëzimeve më të bukura të jetës. Do të keni rastin që të ndieni se si jeta vërtet është ajo “magjia më e bukur e mundshme” e cila ekziston.
Karriera: Ekzistojnë raste të mira ndaj të cilave duhet shpejt të reagoni, andaj që në fillim të vitit do të dini t’i impononi drejt qëllimet Tuaja. Juve ju përshtatet roli aktiv në ngjarje të ndryshme në skenën afariste. Në periudhën nga fundi i janarit, gjatë shkurtit, prillit, është e dëshirueshme që shpesh të ndërmerrni iniciativën në mënyrë që të përmirësoni pozicionin tuaj në raport me bashkëpunëtorët e tjerë. Shkathtësia juaj, blic-inteligjenca dhe strategjia efikase do t’ju ndihmojnë që ta vlerësoni mirë situatën e volitshme dhe momentin për aksion, posaçërisht kur besoni në dijen tuaj apo në aftësitë që i posedoni. Shmanguni sfidave të mëdha afariste apo rrezikut potencial gjatë qershorit dhe shtatorit. Me rëndësi është që drejt ta përdorni dijen tuaj dhe përvojën praktike dhe të krijoni disa plane më afatgjata. Kjo është periudhë e volitshme për forma të ndryshme të investimit nëpërmjet aspekteve shpirtërore dhe materiale. Janë të rëndësishme planet lidhur me investimet pronësore, financiare, transaksionet dhe aranzhimet kreditore sjellin fitim, posaçërisht në periudhën nga korriku deri në tetor, si dhe deri në fund të vitit.
Partneri: Në marrëdhëniet dashurore ndoshta më së vështiri ose më së lehti të lëvizen “kufijtë”, mirëpo në harmoni me frymën e vet, statusin emocional apo moshën për ju nuk do të jetë problem që të realizoni rolin tuaj. Ndonjëherë, pothuajse, në mënyrë të magjishme do të ndieni kënaqësinë më të bukur në marrëdhëniet me partnerin dhe do të dini të njihni momentin e vërtetë kur duhet të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm jetësor. Që në fillim të vitit mund të kënaqeni me shumë situata që ju sjellin lumturi ose në ndonjë mënyrë jo të rëndomtë shtojnë kënaqësinë Tuaj në jetën dashurore dhe familjare. Disa ngjarje të reja të këndshme, romanca dashurie ose kënaqësi të posaçme në jetën e përbashkët Ju presin nga 7 marsi deri më 1 prill, pastaj nga 15 qershori deri më 11 korrik, si edhe gjatë gushtit dhe nëntorit. Pavarësisht nga statusi Juaj emocional apo mosha, ngjarje të reja gjatë dhjetorit sjellin harmoni dashurore dhe lumturi, gjithsesi që merita të posaçme do të kenë partneri Juaj ose personi me të cilin do të filloni romancë e re të lumtur.
Shëndeti: Jeni në formë të shkëlqyeshme, mirëpo përpiquni që të kujdeseni drejt për gjendjen Tuaj psiko-fizike. Për shkak të presioneve psikologjike dhe situatave të stresit, janë të mundshme nervozizmi kalimtar, problemet me stomakun apo problemet me metabolizmin. Jini të kujdesshëm në periudhën nga fundi i janarit, pastaj nga 15 deri më 29 shtatori, dhe sërish nga 7 deri më 30 dhjetori. |
| |
| VirgjëreshaYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 simbolikisht paraqesin “mbledhje të frutave të arta apo të rezultateve të ndryshme”. Krahas përpjekjes së madhe dhe angazhimit personal pasojnë edhe rezultatet që do t’ju paraqesin në dritë të re para bashkëpunëtorëve apo të afërmve tuaj. Lëvizja e disa kufijve subjektivë dhe objektivë është e mundshme si shprehje e mençurisë e cila arrihet në lidhjen e përvojës, mësimit dhe vullnetit të mirë. Aspektet planetare Ju ndihmojnë që në rend të parë të realizoni disa plane private, e pastaj edhe qëllimet afariste të cilat ia keni vënë vetes. Përkrahja e të afërmeve nuk do të mungojë, por është me rëndësi që forca më e madhe gjendet në Ju, pikërisht kur jeni të stimuluar me ndjenjat e përkatësisë, bashkimit apo partneritetit. Do të keni sukses që t’i bashkoni të gjitha ndikimet pozitive dhe rrethi juaj do të dijë t’ju “shpërblejë” në pajtim me rolin që e keni, pa marrë parasysh se a është fjala për afarizmin apo për dashurinë në të cilën jeni.
Karriera: Rezultate pozitive apo disa satisfaksione të rëndësishme janë të mundshme dhe ju presin në pjesën e dytë të janarit, gjatë shkurtit dhe marsit. Me rëndësi është që të merrni pjesë aktivisht në marrëveshje të ndryshme, në mënyrë që ruani pozicionin e mirë në raport me bashkëpunëtorët e tjerë. Do të keni impuls dhe gatishmëri që të angazhoheni në shumë drejtime afariste. Gjithmonë ekziston mundësia që dilemat e caktuara zgjidhen, andaj nuk duhet të ndikojnë dukshëm në motivimin Tuaj apo në suksesin që dëshironi ta realizoni. Në periudhën nga prilli dhe shtatori, ngjarjet e reja do të kërkojnë përshtatje të vazhdueshme kushteve të ndryshme të stilit bashkëkohor të afarizmit. Varësisht nga situata, mbështetuni në frymën tuaj praktike dhe në aftësitë e gjykimit analitik. Do të dini që të organizoheni nën rrethana të ndryshme, posaçërisht është me rëndësi që më parë të bëni zgjidhje të mirë që u përshtatet interesave të përbashkëta. Sukses i ri ju pret edhe gjatë dhjetorit.
Partneri: Do të keni rast të shkëlqyeshëm që të ndikoni te partneri juaj ose te ndonjë person i rëndësishëm që u përkasin rretheve familjare apo miqësore. Fillimi i vitit sjell gëzim të madh dhe kënaqësi. Kushtoni kujdes posaçërisht ngjarjeve që do t’ju përcjellin në dashuri apo në jetën familjare në periudhën gjatë marsit, pastaj nga 1 deri më 26 prill dhe gjatë qershorit. Me rëndësi është që drejt të zgjidhni dilemat tuaja emocionale. Nëse jeni i ri dhe i lirë do t’ju imponohen situata të shumta që ju sjellin përvoja të këndshme nëpërmjet kontakteve të reja, ndjenjën e lumturisë dhe kënaqësinë në dashuri në periudhën nga korriku dhe posaçërisht nga 9 shtatori. Me rëndësi është të njihni momentet e gëzimit dhe të lumturisë në një sërë ngjarjesh të reja që janë para Jush. Ndonjëherë kënaqësia mund të jetë e shkurtër, por njëkohësisht edhe e dëshirueshme. Mençuri është që dini se çdo gjë shkon në kohën e vet, si edhe ë faktori kohë dhe lumturia në dashuri janë në anën Tuaj. Ju presin sërish kënaqësi të reja dhe lumturi në dashuri nga nëntori.
Shëndeti: Me rëndësi është që silleni me përgjegjësi ndaj shëndetit tuaj, posaçërisht kur u ekspozoheni presioneve të ndryshme dhe kur gjendeni nën stres. Janë të mundshme dhembje koke herë pas herë, pastaj probleme me stomakun, me sistemin e tretjes dhe me lukthin, si edhe infeksione virusale dhe shtim të tensionit nervor. Jini i kujdesëm në periudhën nga 6 deri më 11 janar, pastaj nga 1 deri më 13 shkurt, në pjesën e dytë të prillit, si edhe nga 17 tetori deri më 10 nëntor. |
|
| | |
| PeshorjaYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 paralajmërojnë sfida të ndryshme në formë të mundësive të mira dhe të rrethanave të reja që të avanconi pozitën tuaj afariste apo statusore. Ekzistojnë situata që nganjëherë duken shumë të ndërlikuara ose qëllime që duken të paarritshme, por energjia mentale që Ju e keni di “të lëvizë edhe malet“ atëherë kur është e nevojshme. Aspektet planetare janë në anën tuaj aq sa do të jetë nevojshme, kështu që maturia Juaj në drejtim të qëllimeve do të ketë domethënie vendimtare të realizimit në fushën afariste. Partneri dhe miqtë do t’ju japin mbështetje të rëndësishme në fusha të ndryshme dhe ndihma e tyre është e vlefshme. Ruani vlerat e vërteta dhe kënaquni në tërë atë që do të shtojë shkëlqimin Tuaj dhe lumturinë familjare. Kënaqësia e veçantë del nga ndjenja e afërsisë edhe kur lumturinë Tuaj në mënyrën më të mirë dini ta ndani me personat të cilët i doni.
Karriera: Në fillim të këtij viti janë të mundshme qëllime të ndryshme interesi ndërmjet bashkëpunëtorëve, të cilat do ta vështirësojnë marrëveshjen afariste, mirëpo Ju gjithmonë mund të gjeni zgjidhje alternative. Falë blic-inteligjencës tuaj dhe marifeteve të mira që i posedoni, do të arrini me sukses t’i ndryshoni disa rregulla të ngulitura. Përpiquni që të orientoni kujdesin tuaj në planet me përparësi që i keni, posaçërisht në periudhën nga shkurti, gjatë marsit dhe qershorit. Viti vijues është posaçërisht i rëndësishëm për personat që merren me punët publike dhe të artit, edukimin, botimet dhe mediet. Do t’ju përcjellin rrethana të mira dhe faktori kohë është në anën tuaj. Varësisht nga situatat e caktuara mund të përdorni të gjitha përparësitë që i posedoni, posaçërisht në periudhën nga shtatori, gjatë tetorit dhe në fund të vitit. Gjatë ndodhive afariste në vijim Ju presin vërtet rezultate dhe avancime të mëdha në shkallën statusore.
Partneri: Në fillim të vitit ekziston mirëkuptimi i sigurt me rrethin dhe me partnerin, mirëpo merreni këtë si fazë kalimtare dhe ruajini humorin pozitiv. Në periudhën nga 19 janari dhe fundi i shkurtit, është me rëndësi që ta zbukuroni marrëdhënien Tuaj me personin e dashur deri në atë masë që u përshtatet afiniteteve dhe nevojave të përbashkëta. Ju presin situata të reja që do t’ju sjellin shumë gëzime dhe kënaqësi të mëdha në periudhën nga 26 prilli deri më 21 maj, janë të mundshme ngjarje të rëndësishme në rrethin familjar të cilat paraqesin arsye të mirë për të festuar. Partneri do t’ju përkrahë sinqerisht në shumë situata. Para jush sërish është periudha e ngjarjeve të bukura. Nga korriku dhe shtatori do të keni rastin që të investoni në familje dhe në shtimin e vlerave pronësore. Nëse jeni i lirë, ju presin njohje të reja dhe do t’ju imponohet kujdesi të cilin do ta fitoni. Jeni mjaft i shkathët që të realizoni kontakte të ndryshme emocionale dhe disa përvoja tepër të bukura. Posaçërisht do të mund të kënaqeni në shkëlqimin tuaj dashuror në periudhën nga tetori dhe në pjesën e dytë të dhjetorit.
Shëndeti: Për shkak të ngjarjeve dinamike janë të mundshme dhembjet herë pas herë të kokës, nervozizmi kalimtar dhe irritimet e sistemit të frymëmarrjes apo infeksionet virusale. Me rëndësi është që të keni qëndrim pozitiv ndaj çështjes së kontrollit të rregullt shëndetësor dhe mbrojtjes së shëndetit. Jini i kujdesshëm në periudhën nga 3 deri më 24 mars, pastaj në pjesën e dytë të qershorit, nga mesi i shtatorit dhe fillimi i nëntorit. |
| |
| AkrepiYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 sjellin gëzime të shumta dhe ngjarje që do t’i japin kuptim të veçantë gjithë asaj që e bën lumturinë Tuaj jetësore. Do t’ju përcjellin aspekte të volitshme planetare dhe mundësi të shumta që të ndryshoni gjithë atë që është me rëndësi për Ju. Gjatë këtij viti mund të ndieni se ç’do të thotë të kesh një gërshetim të rrethanave të mira të cilat ju sjellin sukses dhe kënaqësi të plotë. Kur të bashkohen katrorët e mozaikut me pamjen e harmonisë, u japin hijeshi të gjitha gëzimeve të cilat mund t’i ndani me familjen tuaj dhe me personin e dashur. Juve ju nevojitet harmonia ndërmjet dashurisë dhe anës Tuaj intime me ngjarjet e ndryshme të cilat kërkojnë angazhim në botën e jashtme. Nganjëherë Ju është e vështirë që ta bëni hapin nga ai qark intim, mirëpo kur të merrni përkrahjen e familjes suaj atëherë do të keni forcë të mjaftueshme që t’i lëvizni të gjitha “muret”. Burimi i lumturisë ekziston kur me dorëzimin e vetes do të shtoni atë hijeshi jetësore bashkë me gjithë ata që i doni.
Karriera: Jeni mjaft i shkathët dhe nuk lejoni që dikush t’ju kufizojë në pikëpamje të mundësive afariste që i keni. Shumicën e ngjarjeve dini drejt t’i identifikoni dhe t’u jepni zgjidhje të mira, gjë që do të keni rastin edhe të tregoheni nga fundi i janarit dhe gjatë tërë shkurtit dhe marsit. Me rëndësi është që ta përshtatni mirë stilin Tuaj afarist dhe kriteret e vendosura ndaj interesave të përbashkëta. Nganjëherë duhet të kombinoni metoda të ndryshme të punës, me pranimin e ideve të reja që do t’ju mundësojnë liri më të madhe të shprehjes. Ju presin rezultate shumë të mira nga 17 prilli deri më 23 maj dhe gjatë tërë qershorit. Nëse merreni me punët në fushën e sektorit privat, me investime, me drejtësi, mediume, me disa forma të artit apo me udhëtime, Ju presin rezultate të mira në pjesën e dytë të vitit. Sa herë që përputhen vullneti Juaj i mirë dhe energjia krijuese, sjellin rezultate dhe efekt të veçantë. Ju pret një satisfaksion i ri në periudhën nga korriku, gjatë shtatorit dhe nëntorit.
Partneri: Në fillim të vitit sërish do të bindeni se dashuria është inspirimi kryesor dhe shprehja e lumturisë Suaj të brendshme. Do t’ju kënaqë atmosfera e ngrohtë që jua ofron familja juaj apo personi i dashur. Situata të shumta paralajmërojnë njëfarë kënaqësie të posaçme, të cilën tashmë një kohë të gjatë po e prisni. Nëse jeni i lirë, elani emotiv të cilin e ndieni Ju zgjon ide të reja, inspirim dhe impuls të ri. Mund të kënaqeni në lumturinë dashurore apo në disa situata të bukura në periudhën nga 12 shkurti deri më 9 mars dhe gjatë prillit. Pavarësisht statusit Tuaj emocional apo moshës, kënaqësi e posaçme dhe lumturi Ju presin nga 21 maji deri më 15 qershor dhe gjatë korrikut. Ekzistojnë disa situata pothuajse të paharruara, që mund t’i plotësojnë të gjitha pritjet Tuaja dashurore apo personi për të cilin do të ndiheni shumë i lumtur dhe që do të realizohet në periudhën nga 9 shtatori deri më 9 nëntor, pastaj edhe gjatë dhjetorit. Lirisht plotësojeni “mozaikun Tuaj të dashurisë” në pamje idili, sepse për Ju ky vit sjell gëzim dhe lumturi.
Shëndeti: Me rëndësi është që drejt të kuroni, të shfaqni kondicion të mirë psiko-fizik apo të praktikoni kontrolle të rregullta shëndetësore. Për shkak të angazhimit të madh apo edhe sforcimit të shtuar, janë të mundshme dhembje të herëpashershme të kokës, irritime të kohëpaskohshme të kanaleve të frymëmarrjes, infeksione virusale dhe inflamacioni. Pjesa e majtë e trupit ju është e ndjeshme. Jini i kujdesshëm në periudhën nga 10 prilli deri më 1 maj, pastaj nga 19 deri më 30 shtator, si edhe gjatë mesit të tetorit dhe në pjesën e dytë të dhjetorit. |
|
| | |
| ShigjetariYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 ju sjellin mundësi të reja, por baskë me një dinamikë të theksuar dhe nevojën që më shumë të angazhoheni në të gjitha fushat e rëndësishme jetësore. Fatmirësisht, natyrës suaj dhe temperamentit i përshtaten situatat dinamike në të cilat mund të shpreheni nëpërmjet rolit dominues. Janë në favorin tuaj rrethanat e mira të cilat do të kërkojnë veprim të shpejtuar, në mënyrë që motoja juaj themelore në të cilën mund të mbështeteni gjatë këtij viti është: “shpejtësia është virtyt”. Do të bindeni se nganjëherë është me rëndësi të veprohet në moment pa hezitim, ndërsa radhitja e planetëve premton suksese dhe lumturi që dalin nga kënaqësia me satisfaksonet afariste apo emocionale. Vështirë se do të keni kohë për ndonjë pushim të gjatë, mirëpo vështrojini të gjithë në frymën e optimizmit ashtu si ju përshtatet Juve roli aktiv dhe se “faktori vendimtar i lumturisë” është në anën tuaj. Me përkrahjen e familjes suaj apo të personave të afërt do të keni rast të shkëlqyeshëm që t’i shtoni të gjitha vlerat që i dëshironi.
Karriera: Kjo është periudhë e volitshme për forma të ndryshme të investimeve nëpërmjet mundësive afariste dhe lidhur me vlerat e ndryshme pronësore. Strategjia e mirë afariste të cilën duhet ta aplikoni gjatë tërë vitit, është: “Çdo gjë në kohë të vet”. Me rëndësi është që të vlerësoni mirë kur duhet të filloni ndonjë aksion, ndërkaq ndryshimet e papritura apo rrjedhë e mirë e rrethanave edhe më shumë janë në favorin tuaj. Ju presin burime të ndryshme të fitimeve, avancimeve në karrierë dhe përmirësim të statusit afarist. Në fillim të vitit tregoni vullnet të mirë për disa zgjidhje afariste alternative në mënyrë që të vendosni rregulla të reja në marrëveshjet me bashkëpunëtorët. Ju presin rezultate të konsiderueshme apo ngritje afariste, posaçërisht në periudhën nga shkurti, prilli, qershori, tetori dhe dhjetori. Nëse merreni me disa profesione publike, me punë të fushave të artit, të medieve, sporteve apo të tregtisë ju presin suksese, satisfaksione të mëdha në pjesën e dytë të vitit dhe gjatë dhjetorit.
Partneri: Periudha e cila ndodhet para Jush kërkon një proces të gjatë të shqetësimeve të brendshme dhe të hulumtimeve, mirëpo sjell edhe rast të mirë që të ndryshoni statusin tuaj emocional në mënyrën që do t’ju bëjë të jeni i kënaqur me vetveten. Nganjëherë nuk është e lehtë të merren disa vendime të mëdha, posaçërisht kur ekzistojnë situatat të cilat patjetër duhet t’i përsërisni disa herë. Megjithatë, Ju keni forcë të mjaftueshme që ta ndryshoni veten atëherë kur është e nevojshme. Me rëndësi është që të jeni i vetëdijshëm për procesin “të ndryshosh, por të mbetesh ai që ke qenë” në harmoni me nevojën themelore mbi marrëdhëniet e harmonishme dashurore dhe mbi jetën e lumtur familjare. Pa marrë parasysh statusin tuaj emocional apo moshën, do të dini ta identifikoni rastin e mirë dhe bashkë me aspektet e volitshme planetare Ju presin suksese në jetën dashurore. Do të keni rastin që të ndieni gëzim dhe kënaqësi të madhe në periudhën rreth 19 janarit, pastaj nga 7 marsi, si edhe nga 26 prilli deri më 21 maj. Periudha nga 15 qershori deri më 11 korrik është posaçërisht e rëndësishme, kur Venera të qëndrojë në yjësinë Tuaj dhe do të keni ndikim në “lumturinë tuaj dashurore”. Dhe kënaqësi të reja Ju presin edhe në periudhën gjatë gushtit dhe nëntorit.
Shëndeti: Aspektet e volitshme me Jupiterin dhe Uranin do t’ju plotësojnë me energji, por edhe herë pas herë irritime, që mund të shprehen nëpërmjet gjendjes së ndryshueshme psiko-fizike. Është e dëshirueshme që në mënyrë të drejtë të mbroheni nga situatat e shumta të stresit, si edhe nga viruset e ndryshme, infeksionet dhe ftohjet. E gjithë ana e majtë e trupit ju është e ndjeshme dhe periudhat të cilat Ju presin gjatë mesit të janarit dhe nga fundi i shkurtit, pastaj nga 11 marsi, fundi i prillit dhe gjatë tërë majit, si edhe në periudhën nga fundi i shtatorit dhe në pjesën e parë të tetorit. Shmanguni situatave të cilat ndikojnë negativisht në stabilitetin Tuaj të brendshëm, bëhuni i kujdesshëm në komunikimet, në komunikacion dhe mendoni për mënyrën e shëndetshme të ushqimit. |
| |
| BricjapiYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 sjellin dinamikë të sforcuar dhe zëvendësim të sfidave të ndryshme, si edhe të rasteve të mira dhe gatishmërinë që t’i identifikoni ato apo që rreth tyre të angazhoheni drejt. Zotësi është dozimi i drejtë i dëshirave Tuaja dhe i mundësive në raport me rrethanat që ju përcjellin, si edhe mirë balanconi midis situatave afariste dhe private në harmoni me mundësitë dhe ndikimet planetare. Është i mundshëm realizimi suksesit afarist dhe i lumturisë personale, por ju është e domosdoshme edhe përkrahja e rrethit. Ju pret sukses i konsiderueshëm në punët që kanë të bëjnë me artin, edukimin, shkencën, botimet, mediet, turizmin dhe argëtimin. Pranoni mundësitë e ndryshme të udhëtimeve apo kontaktet me vendet e jashtme. Në jetën dashurore dhe familjare do të ndieni kënaqësi e cila ju inspiron për angazhim më të madh në vlera të vërteta. Kuptimi dhe vlerat ndryshohen në harmoni me forcën e brendshme të cilën e merrni nëpërmjet afërsisë dhe lidhshmërisë me personat e dashur.
Karriera: Në fillim të vitit do të kuptoni se do t’ju nevojiten informata të sigurta, që të kini pamje reale mbi ngjarjet aktuale, të cilat ndikojnë në klimën afariste dhe në marrëveshje me bashkëpunëtorët. Përpiquni që të veproni shumë i kthjellët dhe i vendosur në situatat e papritura apo të pazakonshme në periudhën nga fundi i janarit. Nganjëherë duhet taktizuar me mend dhe arsyeshëm t’i lini për më vonë disa punë, në atë kuptim është e dëshirueshme që të jeni i kujdesshëm nga mesi i shkurtit, fundi i prillit dhe gjatë qershorit. Viti vijues është i volitshëm për investime apo bashkime, posaçërisht nëpërmjet punëve në fushën e sektorit privat, me patundshmëritë apo me shtimin e vlerës së pasurisë. Do të tregohet që vizionet dhe strategjia Juaj afariste që po i shfrytëzoni janë formulë e suksesshme, e cila shpesh sjell satisfaksion të dukshëm moral dhe material. Ju presin rezultate shumë të suksesshme, posaçërisht në periudhën nga shtatori deri në fund të vitit.
Partneri: Përpiquni që të caktoni kufi më të qartë midis jetës suaj intime dhe rolit që do të keni në shoqëri apo në publik. Nuk ka arsye që ndaj dikujt të jeni më tolerant sesa do të dëshironit ta toleronit. Pas dilemave emocionale dhe situatave që i sjell ndjenja e pasigurisë, Ju presin ngjarje të këndshme, kënaqësi dhe lumturi në jetën dashurore dhe familjare, posaçërisht në periudhën rreth 19 janarit, pastaj nga 12 shkurti deri më 9 mars dhe nga 1 deri më 26 prill, si edhe nga 21 maji deri më 15 qershor. Pavarësisht nga statusi emocional dhe mosha juaj, kënaqësi e veçantë dhe lumturi ju presin në periudhën nga 11 korriku deri më 8 gusht. Bëni vetes shumë momente të bukura në rrethin familjes suaj dhe kënaquni në gjithë atë që ndikon në lumturinë e përbashkët në periudhën gjatë shtatorit, tetorit dhe fillimit të nëntorit, si edhe nga 1 dhjetori deri më 8 janar 2012. Përkrahja emocionale është gjithmonë reciproke dhe ajo ndikon në humorin e mirë jo vetëm kur ka të bëjë me dashurinë, por edhe me ngjarje të zakonshme në familje.
Shëndeti: Për shkak të obligime të mundimshme dhe dinamikës së shtuar janë të mundshme dobësitë kalimtare, si p.sh. dhembje koke, irritim me disa vështirësi kronike, herë pas herë rënie imuniteti, ndryshim apo oscilim i qarkullimit të gjakut, disa infeksione virusale apo nervozizëm. Me rëndësi është që të bëni kontroll të rregullt shëndetësor dhe që të liroheni nga teprica e toksikeve të cilat rrezikojnë organizmin Tuaj, shmanguni situatave të stresit të cilat sulmojnë gjendjen tuaj psikike. Jini kujdesshëm në periudhën nga 6 deri më 19 shkurt, pastaj nga 2 deri më 30 qershor, si edhe në fillim të shtatorit dhe në mes të dhjetorit. |
|
| | |
| UjoriYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 paralajmërojnë ndryshime të rëndësishme të cilat ju sjellin sukses dhe lumturi, posaçërisht, nëse në harmoni me natyrën tuaj i balanconi dëshirat apo ambiciet me mundësitë që do t’i keni. Ekzistojnë disa “fruta të arta”, të cilat dalin nga balancimi i brendshëm dhe i marrëdhënieve të harmonishme me rrethin. Nganjëherë është e mundshme t’i plotësoni pothuajse të gjitha planet, mirëpo me rëndësi është që të jeni i vetëdijshëm për atë që “çdo gjë vjen në kohë të duhur”, në mënyrë që drejt t’i orientoni mendimet dhe energjinë Tuaj. Gjatë vitit vijues aspektet planetare do t’ju ndihmojnë që t’i caktoni më qartë prioritetet në segmente të ndryshme të jetës. Mos pritni që gjithmonë ta keni lehtë, mirëpo përvoja të cilën e arrini mund të jetë shumë e vlefshme dhe do t’ju pasurojë në forma të ndryshme. Përpiquni që drejt ta “dozoni” energjinë tuaj që të realizoni sukses dhe standard më të mirë jetësor. Mençuria shihet në identifikimin e rasteve të mira, në planifikimin e veprimeve dhe në ruajtjen e vlerave më të mëdha të cilat i keni.
Karriera: Në fillim të vitit mund të pranoni një rast të mirë dhe që të angazhoheni në disa ngjarje të rëndësishme në skenën afariste. Kushtoni kujdes posaçërisht ideve të dobishme mbi mundësitë e reja profesionale, lehtësimeve të ndryshme apo prestigjit të gjerë shoqëror. Në mënyrë shumë të suksesshme dhe efikase mund të realizoni një sërë qëllimesh të rëndësishme në punën e pavarur, por edhe nëpërmjet bashkimit apo zgjerimit të bashkëpunimit në periudhën nga shkurti dhe gjatë tërë prillit. Rezultatet që do t’ju sjellin lehtësime të reja dhe afirmim të gjerë Ju presin gjatë qershorit dhe tetorit. Pjesa e dytë e vitit paraqet periudhë të shkëlqyeshme që të filloni ndonjë punë të re apo të ndryshoni mënyrën e deritashme të punës. Në periudhën nga tetori mund të investoni nëpërmjet aspekteve afariste apo pasurore, sepse në perspektivë të gjatë kohore Ju presin suksese të vazhdueshme në marrëdhëniet e partneritetit. Gjithashtu, nga fundi i vitit do të keni sukses më të madh në punët që janë të lidhura me mediet, komunikimet, ekonominë, tregtinë, turizmin dhe fushën e artit.
Partneri: Në jetën dashurore do të kaloni nëpër faza të ndryshme të humorit dhe të mundësive, mirëpo, pa marrë parasysh disa oscilime të mëdha, me rëndësi është që të jeni i vetëdijshëm për atë se faktori kohë është në favorin tuaj. Nganjëherë duhet patjetër të jeni jo vetëm taktik, por edhe mjaft i durueshëm apo i qëndrueshëm, në mënyrë që ta rregulloni jetën tuaj dashurore dhe familjare. Nëse jeni i lirë, që në periudhën nga 19 janari ju presin disa takime interesante, të cilat do t’ju inspirojnë që të provoni lidhje të re dashurore, apo ndonjë mënyrë e cila i përshtatet gjendjes suaj shpirtërore. Pavarësisht nga statusi apo mosha juaj, ju presin ngjarje të këndshme dashurore dhe kënaqësi në periudhën nga 7 marsi deri më 1 prill, pastaj nga 26 prilli deri më 21 maj, si edhe nga 15 qershori deri më 11 korrik. Ngjarjet e reja të cilat sjellin gëzim të madh dhe lumturi, realizim në dashuri apo në familje Ju presin nga 8 gushti deri më 9 shtator, dhe nga 9 nëntori deri më 1 dhjetor.
Shëndeti: Me rëndësi është që jeni i vetëdijshëm mbi mënyrën e shëndetshme dhe të rregullt të jetës, që drejt të kultivoni dhe rregullisht të ushtroni, si edhe të kini kujdes mbi relaksimin psiko-fizik. Mendoni për mënyrën më të shëndoshë të ushqimit i cili do t’ju ndihmojë që të ndiheni mirë dhe që rregullisht të liroheni nga teprica e toksikeve nga organizmi. Janë të mundshme irritime të kohëpaskohshme në formë të rënies së imunitetit apo të dobësimit të organizmit, ftohje të kalueshme apo molisje, si edhe disa vështirësi kronike. Jini i kujdesshëm në periudhën nga 10 shkurti deri më 2 mars, nga 2 deri më 17 qershori, pastaj gjatë gushtit, në fillim të shtatorit dhe në fillim të dhjetorit. Pjesa e majtë e trupit dhe muskulatura në tërësi ju janë të ndjeshme. |
| |
| PeshqitYjet e qiellit tuaj gjatë vitit 2011 paralajmërojnë mundësi të bollshme dhe të mira që do t’ju sjellin ndryshime të rëndësishme në të gjitha fushat jetësore. Përparësitë e ndryshme që ju sjellin aspektet planetare për periudhën vijuese shihen jo vetëm në mundësitë e mira që i keni, por edhe nëpërmjet gërshetimit të rrethanave fatlume të cilat ndikojnë në “rrjedhë të shkëlqyeshme” apo në “kombinimin tuaj fitues”. Faktori i fatit vërtet ka rol vendimtar, gjë që do të bindeni posaçërisht, atëherë kur Juve papritur do t’ju “hapen disa dyer të arta”, të cilat ju çojnë drejt suksesit dhe lumturisë. Nganjëherë patjetër duhet të jeni i gatshëm edhe në ndonjë rrezik të caktuar, por në harmoni me natyrën tuaj lirisht pranoni sfidën e mirë dhe lëvizni disa kufij të deritashëm apo disa standarde. Krahas intuitës dhe mençurisë që i keni, do të dini të identifikoni rastin e volitshëm i cili premton një sukses të konsiderueshëm apo gëzim të ri jetësor. Për shumicën nga Ju kjo do të jetë periudhë e rilindjes.
Karriera: Ju pret periudhë e ndryshimeve të rëndësishme në skenën afariste dhe jeni i gatshëm që të angazhoheni edhe më shumë. Në favor ju shkojnë shumë rrethana të volitshme që i konfirmojnë pritjet Tuaja dhe rolin të cilin mund ta realizoni, pastaj është me rëndësi përkrahja që e merrni nga disa bashkëpunëtorë shumë me ndikim. Vlerësimi i mirë i rrethanave afariste paraqet formulë të shkëlqyeshme për sukses të ri i cili do t’ju përcjellë në periudhë të gjatë të këtij dhe disa vite vijuese. Ju pret sukses në punët lidhur me publikun, mediet, artin, arsimin, turizmin, mjekësinë, ekonominë dhe angazhimet politike. Është me rëndësi që sa më shumë të angazhoheni posaçërisht në periudhën nga fundi i janarit, nga 17 shkurti, gjatë marsit dhe majit, pastaj në pjesën e dytë të shtatorit dhe gjatë nëntorit. Është e dëshirueshme që gjatë kohës të avanconi njohuritë, kriteret dhe standardet tuaja.
Partneri: Në fillim të vitit ngjarjet e reja do të ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Në harmoni me këtë inspirim do të dëshironi që të ruani pamjen romantike në raport me të tjerët apo me disa perona të rinj. Nëse jeni i lirë, ekzistojnë disa kontakte interesante apo situata të këndshme. Lirisht mund t’u dorëzoheni ndjenjave tuaja të brendshme të cilat nuk do t’ju zhgënjejnë. Pavarësisht statusit apo moshës, ju presin lumturia dashurore, kënaqësia dhe momentet e gëzimit të madh në periudhën gjatë shkurtit, pastaj nga 1 deri më 26 prill, si edhe nga 21 maji deri më 15 qershor. Ngjarje posaçërisht të bukura në jetën dashurore dhe familjare do t’ju përcjellin në periudhën nga 11 korriku deri më 8 gusht. Nganjëherë ekziston një shkas i çuditshëm apo i posaçëm që të kënaqeni në botën tuaj të fatit dhe bashkë me personat që i doni. Falë ndikimit të shkëlqyeshëm të planetëve do të ndieni privilegj të ri në jetën tuaj dashurore dhe familjare, posaçërisht nga 9 shtatori deri më 9 nëntor dhe pastaj nga 1 dhjetori deri më 8 janar 2012.
Shëndeti: Janë të mundshme dhembje të kohëpaskohshme të kokës, nervozizëm i shtuar apo pengesa të kohëpaskohshme dhe presion. Situata stresi nëpër të cilat do të kaloni do të mund të kenë ndikim në gjendjen tuaj psiko-fizike, prandaj kushtoni kujdes mënyrës më të shëndoshë të ushqimit, pastaj kurim më të drejtë,si edhe kontroll të rregullt shëndetësor. Jini i kujdesshëm në periudhën prej 7 deri më 21 maj, pastaj nga fundi i gushtit, nga data 6 deri më 17 tetor, si edhe në fund të dhjetorit. |
|
| | |
0 comments:
Post a Comment