Telefoni i mençur i këtij prodhuesi, modeli Galaxy S II posedon ekranin e ndjeshëm në prekje Super AMOLED Plus me 4.3 inç, 800 x 480 pikselë, procesorin të ri Orion / Exynos me 1GHz, NFC, Bluetooth 3.0, si dhe lidhjen 24Mbps HSPA.
Ndërsa, tableti më i ri i Samsung, Galaxy Tab II, do të posedojë ekranin e ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, sistemin operativ Android Honeycomb, ndërsa bashkë me këto karakteristika të harduerit, ky tablet do ta ketë edhe epitetin e Google Experience Device.
Dhe kjo do të thotë se ky tablet do të ketë mundësi personalizimi të ndërfaqës së njohur si Android 3.0 UI, karakteristikë kjo e cila është pritur të jetë në tabletin e Motorola’s, Xoom.
Njësoj sikurse telefoni Samsung Galaxy S II, edhe tableti i kësaj kompanie, Tab II do të vijë me funksione të avancuara edhe sa i përket pikselëve, ndërfaqes dhe procesorit, edhe pse për këtë të fundit ende nuk dihet nëse do të jetë me dy bërthama (dual-core).
0 comments:
Post a Comment