http://www.bloggerthemes.net/

Friday, February 11, 2011

iPad zëvendëson librat në shkollat e Singaporit


iPad zëvendëson librat në shkollat e Singaporit
Singapor, 19 janar – Studentët fatlumë në katër shkolla të Singaporit kanë marrë iPad në vend të teksteve shkollore në një eksperiment për të modernizuar dhe përmirësuar arsimin.
Një nga katër shkollat, Nanyang Girls High School, shpenzoi rreth 100 mijë dollarë për të blerë 150 iPad për 140 nxënëse dhe 10 mësues të shkollës, transmetojnë agjencitë. Nxënëset janë të moshës midis 12 dhe 16 vjet.
Në vend të bartjes së teksteve të rënda shkollore, studentët përmes Internetit mund të përdorin pajisjen e re për të shkarkuar libra, materiale të kursit dhe detyra. Nxënësit mund të marrin shënime në iPad-ët e tyre gjatë orëve të mësimit.

0 comments:

Post a Comment