http://www.bloggerthemes.net/

Wednesday, February 16, 2011

“Shpërthimi’ i Gattuso

“Shpërthimi’ i Gattuso
Në humbjen e djeshme të Milan ndaj Tottenham, përveç rezultatit, ishte dhe humbja e kontrollit nga ana e mesfushorit Gennaro Gattuso ai që prishi mbrëmjen në San Siro.
Futbollisti italian ka pasur dy zënka me Joe Jordan, asistentin e trajnerit të Tottenham dhe ish-futbollist kuqezi  në vitet 1981-1983.

Problemet fillojnë në mesin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 0-0. Gattuso debaton në distancë me Jordan dhe më pas afrohet tek pankina angleze duke i vënë dorën në fyt asistentit që reagon duke e ofenduar futbollistin.Për momentin gjithçka përfundon me kaq.

Por, pas vërshëllimës së fundit të arbitrit nis “raundi i dytë”. Gattuso përshëndetet me kundërshtarët dhe me trajnerin e tyre, Harry Redknapp. Aty afër gjendet Joe Jordan me të cilin “Ringhio” fillon sërish debatin dhe i jep një të shtyrë me kokë duke përcjellë një skenë të shëmtuar. Ndërhyrja e lojtarëve të të dyja ekipeve qetëson situatën. Tashmë Gattuso rrezikon një dënim të rëndë nga UEFA me anë të provës televizive.

Para telekamerave, mesfushori i Milanit ka kërkuar falje për gjestet e tij: “Humba kontrollin dhe gabova. Nuk ka justifikime për atë që bëra edhe pse Jordan ishte i bezdisshëm gjatë gjithë pjesës së dytë. Nëse do më skualifikojnë? Do të pranoj çdo vendim.”

0 comments:

Post a Comment