Pjesa e parë e takimit në San Siro u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Në këtë pjesë anglezët e Totenhem ishin më konkretë duke rrezikuar disa herë portën e Milanit, ndërsa kuqezinjtë u shfaqen mjaft konfuzë në lojën e tyre, çka u tregua edhe nga mungesa e gjuajtjeve në kuadrat.
Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për Milanin. Alegri vendos të hedhë në fushën e lojës Paton në vend të Sedorf. Ky zëvendësim rezultoi efikas dhe loja e italianëve merr një tjetër fytyrë, krejt ndryshe nga ajo e pjesës së parë. Sinjalet u dhanë që në minutat e para të kësaj pjese, fillimisht me Jepes, që goditi shtyllën e më pas me Ibrahimovic.
Por pikërisht në momentin kur Milani kishte marrë frenat e lojës në dorë, Totenhem shokon San Siron. Një kundërsulm i Aron Lenon gjen të papërgatitur prapavijën e Milanit dhe të zbuluar Piter Krauç që pas topit të marrë gjen rrjetën. Totenhem shënon.
Në minutën e 94 të takimit, Ibrahimoviç shënon, por goli është i pavlefshëm për gjyqtarin e takimit, Stefan Lanoi që e anulon atë e i jep fitoren londinezëve.
Në ndeshjen tjetër të kësaj mbrëmje, Shalke ka barazuar në transfertë me Valencian me rezultatin 1-1. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit falë golit të shënuar nga Soldado në minutën e 17. Në pjesën e dytë, gjermanët përpiqen më shumë e marrin rezultatin e lojës së tyre në minutën e 63 kur Raul lëviz bukur brenda zonës e shënon golin e barazimit e duke lënë pas Inzagin në listën e golashënuesve të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj faze, Arsenal-Barcelona dhe Roma-Shakthar Donetsk.

0 comments:
Post a Comment