http://www.bloggerthemes.net/

Thursday, May 3, 2012 0 comments

Kur vjen fjala për ide të reja dizajni, Dubai sigurisht që ka një vend tepër të rëndësishëm në arenën botërore.Ndaj nuk është ndonjë surprizë e madhe që të dëgjosh për ndonjë risi në këtë fushë.

Këtë radhë mësohet se do të ndërtohet një hotel, i cili do të ketë dhoma nën sipërfaqen e ujit që do të ofrojnë për pushuesit pamje spektakolare.

Ndërtesa do të quhet "Water Discus Hotel" dhe do të krijohet nga Deep Ocean Technology, krijuesit e të cilit shpresojnë se hoteli do të përmbushë kërkesat e klientelës për të eksploruar thellësitë e oqeanit.
0 comments

"Presidenti", Rama letër partive


Partia Socialiste hedh hapin e parë në procesin për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, nëpërmjet një letre që kreu opozitës Edi Rama i ka dërguar krereve te partive parlamentare, duke i ftuar në një takim të drejtpërdrejtë, për të këmbyer pikëpamjet dhe për të tentuar të hapim një dialog konstruktiv.
Tuesday, September 20, 2011 0 comments

Fushë-Krujë, tentojnë të arratisen nga burgu 4 të dënuar


Fushë-Krujë, tentojnë të arratisen nga burgu 4 të dënuar
Në orët e para të mëngjesit të së martës katër të dënuar në burgun e Fushë-Krujës tentuan që të arratiseshin nga qelitë.

Këta të dënuar për të realizuar planin e tyre të arratisjes kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës së tyre, kanë prerë hekurat e dritares dhe kanë dalë nga qelia ku qëndronin. Ata janë pikasur nga polici i shërbimit, i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve.

Të dënuarit nuk arritën të finalizonin qëllimin e tyre, pasi janë neutralizuar nga punonjësit e sigurisë së burgut.

Pas tentativës për arratisje, Altin Kodra i dënuar me 22 vjet burg, Gëzim Guri, Fran Marashi dhe Prel Vucaj, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm, janë izoluar në dhoma të vecanta.

Tani këta persona duhet të dalin para drejtësisë për të marrë edhe masën e ndëshkimit për tentative arratisjeje nga burgu.
Monday, September 19, 2011 0 comments

Vetevritet 12 vjecarja per t’i dhuruar organet familjes

image

INDI - Nje 12 vjecare i dha fund jetes ne tentativen per t’i dhuruar organet babait dhe vellait te saj. Por fatkeqesisht trupi i saj u dogj para se te zbulohej letra e vetevrasjes me deshirat e saj te fundit.

Vajza e vogel kishte arritur ne konkluzion se vetevrasja ishte e vetmja menyre per te ndihmuar familjen e saj te varfer. Familja nuk mundej te perballonte shpenzimet e nje syri per babane per ti shpetuar shikimin dhe nje veshke per vellane qe ti shpetonte jeten.

Mumpy Sarkar vrau veten ne date 27 qershor, por akti i saj nuk mundi ta ndihmonte familjen duke qene se letra u zbulua teper vone.

Sipas letres vajza i kishte kerkuar edhe motres te bashkohej me te ne planin e vetevrasjes, por ajo i kishte qeshur ne fytyre dhe ishte nisur per ne shkolle. Me pas ajo piu nje pesticid dhe i dha fund jetes, me shpresen se vdekja e saj do te sherbente per te ndihmuar familjen fatkeqe.

Saturday, September 17, 2011 0 comments

Rrëzohet ndryshimi i kombësisë





Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë, në ligjin për Gjendjen Civile.

Gjykata ka vendosur me 6 vota pro dhe dy kunder per te rrezuar dispoziten e ketij ligji miratuar ne vitin 2009 qe percakton procedurat e ndryshimit te kombesise ne ligjin per Gjendjen Civile. Duke e cilësuar ligjin si antiligjor, Kushtetuesja ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit kombësi.

Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm
me Kushtetutën disa nga nenet e ketij ligji. Ankimuesit deklaroheshin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

Ne baze te ketij ligji gjykatat vecanerisht ne jug te vendit moren me mijera vendime per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke. Kjo vale ndryshimesh shkaktoi edhe reagimin e gjyqtareve qe bene ankimimet por edhe te Aleances Kuqezi. Ne nje tur takimesh ne gjykatatat e rretheve ky ligj eshte kundershtuar edhe nga nenkryetari KLD-se, Kreshnik Spahiu.



Aleanca Kuqezi: Kombësia nuk shitet e ndryshohet

I menjëhershëm ishte reagimi Aleancës Kuqezi duke e cilësuar vendimin si historik.

"Në një vendim historik Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat, të cilat lejojnë ndryshimin dhe falsifikimin e kombësisë. Besoj se është një sfidë tjetër e fituar e Aleancës Kuqezi dhe unë sot pyes a ka njeri ende në Shqipëri që nuk e kuptuar se ndryshimi i kombësisë është antikushtetues, a ka ende njeri sot në Shqipëri që nuk e ka kuptuar se procesi i regjistrimit mbi baza etnike është një proces në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e këtij vendi. A ka ende njeri në Shqipëri që nuk e kupton se ky kuvend në të paktën dekadën e fundit ka votuar ligje të cilat jo vetëm që jo janë në kundërshtim me kushtetutën, por janë në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kombësinë nuk mund ta ndryshosh, ta tjetërsosh apo ta shesësh. Vendimi i Gjykatës Kushtetutës ndau integritetin nga servilizimi, ndau njëherë e mirë kuqezinjtë nga faqezinjtë", tha Endrit Shabani, përfaqësues i Aleancës Kuqezi.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës Kuqezi qeveria tashmë duhet të tërhiqet nga regjistrimi etnik, duke qenë se Gjykata Kushtetuese delegjitimoi ndryshimet e kombësisë, duke mbrojtur sovranitetin e vendit.

Në emisionin e së enjtes në Top Channel, "Top Story", drejtuesi i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu u shpreh: "Basti im ka qenë ky; nëse në fund të procesit të Gjykatës Kushtetuese do të rezultojë që ndryshimi i kombësisë dhe manipulimi ka qenë kushtetues unë do të dorëzoj detyrën time”.

Duke folur për ligjin e regjistrimit të popullsisë që Aleanca e ka kundërshtuar fort që në fillim, Spahiu theksoi se: Ne jemi vetëm kundër 2 pyetjeve; shteti nuk mund të vijë të më pyesë se cfarë feje kam dhe cfare etnie".

Më tej lideri i Aleancës Kuqezi tha se kombësia është shndërruar në një mall tregu me letra nga kisha dhe certifikata falso dhe shtoi se Aleanca që ai udhëheq nuk është kundër regjistrimit, por kundër përfshirjes në të, të dy pyetjeve, atë për besimin fetar dhe për përkatësinë etnike.

“Regjistrimi, tekë e Athinës”

Zoti Spahiu tha se regjistrimi në këtë formë është kërkesë e Athinës në këmbim të mbështetjes në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai e cilësoi regjistrimin si “kriter të 13”, i bashkangjitur 12 kritereve të Brukselit për procesin e integrimit.

Spahiu shtoi se parashikimi i gjobës deri në 1 milion lekë për deklarim të rremë, është fiktiv, pasi nuk është ngritur një sistem referencial që do të verifikojë deklarimet nëse janë të vërteta apo të rreme.

Biseda precipitoi në një debat të fortë mes Spahiut dhe Stavri Markos (gazetar dhe përfaqësues i minoritetit grek) pro dhe kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.





Friday, September 16, 2011 0 comments

Ingrit Gjoni thyen rekord, grekët e rëndisin të parën

Ingrit Gjoni, këngëtarja e dashur e muzikës shqiptare po realizon pak nga pak atë që premtoi në fillim të kësaj vere. Synoj ti kaloj kufijtë, – tha Ingriti në një prej intervistave të saj të para, pas publikimit të bashkëpunimit me DJ e famshëm rumun, Tony Ray…dhe në fakt po e arrin.

Kënga My heart is crying, është shumë e pëlqyer në disa vende të mëdha në Ballkan e më tej në Europë, duke u bërë kështu pjesë e playlistave të disa prej radiove më të njohura në Rumani, Bullgari, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, etj. Në këtë të fundit madje, Ingriti ka arritur një rekord…Kënga e saj në bashkëpunim me Tony-n është kthyer në një hit të verës dhe veç kësaj është renditur e para në një prej klasifikimeve më serioze që bëhet në Greqi. Kjo është një arritje e madhe për Ingritin, e cila shumë shpejt do të ndërmarrë edhe një tur koncertesh në Ballkan së bashku me Tony-n. Ingrit Gjoni ka qenë një ndër këngëtaret më të kërkuara gjatë kësaj vere, me një axhendë të ngjeshur koncertesh, aq sa ndonjëherë i duhej edhe t’i refuzonte ato.
2 comments

Si te kthejme profilin ne fanpage ne facebook



0 comments

Kapet anakonda gjigande



Një anakonda e gjatë pesë metra e gjysmë është kapur nga një ekip biologësh guximtarë.

Niall McCann, biologu 29-vjeçar nga Kardifi i Uellsit, e kapi këtë gjarpër gjigand në lumin Rewa të Gujanës. Anakonda peshon 100 kg dhe ka një gjerësi prej 60 centimetrash.

“Gjithmonë kam ëndërruar të kap një anakonda dhe e dija se në këtë lumë do të kisha mundësinë të ndeshesha me një të tillë. Po i mbaja kokën dhe mundohej ta kthente për të më kafshuar. Ishte një përleshje e fortë”, shprehet Niall.

Anakondat janë gjarpërinjtë më të rëndë dhe disa prej tyre mund të arrijnë peshën 250 kg. Këto grabitqarë e mbysin prenë e tyre duke e shtrënguar përpara se ta gllabërojnë të tërë.
0 comments

4 fotot që nuk duhen vënë në Facebook

4 fotot që nuk duhen vënë në Facebook
Edhe pse mund të keni aktivizuar të gjitha klauzolat e mundshme që mbrojnë privatësinë tuaj në Facebook, fotot e hedhura online mund t’iu vënë në rrezik apo (më e pakta) në siklet.

Ja se si të evitoni problemet duke mos publikuar në profilin tuaj këto 4 lloj fotosh:

Mos posto foto që përmbajnë të dhënat tuaja personale


Nëse nuk doni të jeni viktima të sulmeve “hacker”, mos postoni foto ku tregoni patentën që keni marrë, apo certifikatën e martesës. Nëse mendoni se Facebook siguron privatësinë e fotove tuaja, gaboheni. Mjafton që një nga miqtë të mos ketë aktivizuar opsionet e privatësisë dhe të dhënat tuaja mund të përfundojnë në duar të gabuara.

Evitoni fotot e festave

Shumë punëdhënës përdorin Facebook-un për të kontrolluar sjelljen e vartësve të tyre. Evitoni fotot “e çmendura” dhe gjithmonë zgjidhni një foto profili sa më profesionale.

Kini kujdes edhe me tag. Këshilloni miqtë tuaj që të mos ju postojnë në profil foto që mund t’ju shkaktojnë probleme.

Postoni foto ku jeni vetëm ju

Edhe pse nuk ka lidhje me sigurinë, postimi i fotove ku dallohen edhe persona të tjerë pranë jush mund t’ju heqë mundësi të mira në jetën sentimentale. Gjithashtu “përjashtimi” i njerëzve të tjerë nga foto me anë të prerjes mund të shkaktojë dyshime: një krah mund të bëjë që të tjerët të mendojnë se jeni i zënë.

Këshilla e fundit: Mos vini foto profili të bëra me webcam. Cilësia është jashtëzakonisht e dobët.
0 comments

Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes


Malësi e Madhe, arrestohen autorët e vrasjes
Në minutat e para të së premtes, policia e Shkodrës arrestoi dy persona, 21-vjecarin Fatos Qerim Lushaj dhe Myslim Dyl Velaj, 50 vjec banues te fshatit Qafe Grude te komunes Shkrel në Maqesinë e Madhe si të akuzuarit kryesore për vrasjen e shtetasit Sueljman Zog Velaj 77 vjec nga i njejti fshat.

Vrasja sipas policise ka ndodhur per motive te dobëta dhe viktima eshte qelluar me arme gjahu. Te dhenat flasin se mes viktimes dhe dy autoreve ka patur nje konflikt per ceshtje pronesie.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara, nga shërbimet policore, në banesat e autorëve të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë gjahu cifte, pa leje, 2 armë zjarri automatik, model 56 si dhe municion.

Në ngjarjet e tjera të kronikës përmendim vrasjen pak ditë më parë një gruaje nga bashkëshorti i saj për motive xhelozie. Burri e masakroi me thikë bashkëshorten e tij.

I njëjti skenar është regjistruar në Bulqizë ku një 76-vjecar vrau me thikë në Bulqizë bashkëshorten e tij 70-vjecare. Policia shkoi në kohë dhe parandaloi vetëvrasjen e të moshuarit, i cili aktualisht ndodhet në burg në pritje të procesit gjyqësor.

Ndërsa në Shkodër një person 22 vjec qëlloi me armë zjarri gruan e tij të mitur që ende s’i kish mbushur 18 vjeç.

Ngjarja ndodhi në periferi të qytetit në ambientet e brendshme të konviktit të shkolles industriale. Dy bashkeshortet jetonin prej disa muajsh bashkë në një dhomë të këtij konvikti. Gjendja e rëndë ekonomike duket se është bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë.

Krimi brenda familjes ka prekur edhe një cift shqiptar që jetonte në Itali. Pak ditë më parë Pjerin Pjetri, 44 vjeç, ka mbytur me jastëk gruan Lindita, 37 vjeç, dhe pastaj është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Monza, në vilën e një menaxheri të Mediaset në Itali, ku çifti punonte.

Shkak mendohet të ketë qenë kërkimi i divorcit nga ana e gruas. Viktimat kanë lënë jetimë dy fëmijë, përkatësisht 5 dhe 3 vjeç.
Thursday, September 15, 2011 0 comments

Facebook do të lansojë Smart Lists

Këtë javë, Facebook do të lansojë një funksion të ri në rrjetin e saj social, të quajtur Smart Lists.

Funksioni është zhvilluar në atë mënyrë që t’i ndihmojë përdoruesve të jenë më afër familjes dhe miqve të tyre brenda rrjetit social, duke e bërë njëkohësisht më të lehtë edhe shpërndarjen e informacioneve përmes përdorimit të Smart Lists.


Friends Lists ka qenë funksional për një kohë të gjatë, mirëpo tani Facebook ka shtuar edhe katër veçori të reja: Smart Lists, Close Friends, Acquaintances dhe Better Suggestions.


Smart Lists janë dizajnuar në atë mënyrë që të krijojnë përmbajtjen tuaj, në atë mënyrë që ju dhe miqtë tuaj keni të përbashkët, si puna, shkolla, familja apo qyteti.

Për më shumë, ju mund të shtoni apo të hiqni një "shok" të caktuar nga lista, për ta bërë listën edhe më të saktë.

0 comments

Qytetarët e Vlorës, të premten protestë kundër pasigurisë në qytet


Qytetarët e Vlorës do të dalin të premten në një protestë qytetare kundër pasigurisë së krijuar dhe në mbështetje të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Vetëm brenda shtatë ditësh në Vlorë janë shënuar 4 viktima. Më 7 shtator një 48-vjeçare u vetëhelmua, më 9 shtator u vra në atentat me eksploziv gjyqtari Skerdilajd Konomi, më 12 shtator, në kodrat e Tragjasit, u gjet trupi i pajetë i një mashkulli ende të paidentifikuar dhe më 13 shtator një foshnje e sapolindur humbi jetën, pasi u hodh nga e ëma nga dritarja e Maternitetit, raportoi AS.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm po analizon punën e deri tanishme si dhe përgjegjësit, nëse ka të tillë, për të gjitha ngjarjet e rënda të muajve të fundit në qytetin e Vlorës dhe, në veçanti për çështjen “Konomi”, po studion të gjitha strukturat e policisë dhe përgjegjësit e mundshëm.

0 comments

Foto të çuditshme shtatzanie

Këto nëna të ardhshme kanë përfituar nga barku i tyre i fryrë për të bërë disa foto shumë të çuditshme.

Në foton e parë kemi mamin-Rambo, me një mitraloz dhe bazuka në dorë. Më pas kemi një nënë të ardhshme e cila ka vizatuar një top basketbolli në barkun e saj.

Këto foto të publikuara në uebsajtin ‘Awkward Pregnancy Photos’, janë sa qesharake aq edhe anormale.

Ja disa nga fotot më interesante:
















0 comments

Përleshje me armë në mes të Tiranës

Përleshje me armë në mes të Tiranës
Tre persona të plagosur, mes tyre edhe një punonjës policie, ka qenë bilanci i një operacioni të forcave të rendit për kapjen e një grupi grabitësish tek “Ushtari i Panjohur”, këtu në Tiranë, në orët e mbrëmjes së mërkurë.

Pesë persona, mes të cilëve edhe një vajzë, pjesë e një grupi të dyshuar grabitës, ndodheshin brenda një kazinoje tek “Ushtari i Panjohur”, me synimin, sipas forcave të rendit, për ta grabitur atë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kanë bllokuar daljen e kazinosë. Por, grabitësit, menjëherë sapo kanë dalë në derën e kazinosë kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Nga të shtënat dy shtetas kanë mbetur të plagosur. I plagosur, por lehtë në këmbë ka mbetur edhe punonjësi i policisë. Mbetet e paqartë nëse shtetasit e plagosur janë kalimtarë të rastit, apo anëtarë të grupit të armatosur.

Pas shkëmbimit të zjarrit, forcat e rendit kanë mundur të prangosin 5 persona, 4 djem dhe një vajzë që ishin vënë nën vëzhgim prej kohësh dhe që dyshohen si anëtarë të një grupi përgjegjës për disa grabitje dhe vjedhje në Tiranë.
Wednesday, September 14, 2011 0 comments

10 motive perse “Seksi” ben mire per shendetin




1-Seksi eshte nje trajtim shume i mire. Teste shkencore kane zbuluar se kur kryet akti seksual, prodhohet nje hormon (extrogen), i afte per te bere floket te shkelqejne dhe lekuren e bute.

2-Seksi xhentil dhe qetesues redukton mundesine qe lekura te rrudhet, pastron poret e lekures dhe e bene vete lekuren me te ndritshme.

3-Seksi djeg kalorite pas nje darke romantike qe keni kaluar me partnerin/en.

4-Seksi eshte sporti me i mire qe ekziston. Tonifikohesh dhe ben scretching me te gjithe muskujt e trupit tend. Eshte 20 here me i pelqyeshem sesa nje vrapim ne mengjes.

5-Seksi eshte nje kure imediate per depresionin. Leshon endorfine ne gjak. Prodhon nje sens euforie dhe te le me nje ndjesi te mire ne fund pas aktit.

6-Sa me shume seks te besh, aq me shume te ofrojne. Aktiviteti seksual prodhon nje sasi shume te madhe te feromoneve ne trup qe do te thote se e ben te cmendet partneri/ja juaj edhe me shume se me pare.

7-Seksi eshte qetesuesi me i madh qe ekziston ne bote. Efikasiteti i saj eshte 10 here me i madh sesa valiumi.

8- Nje puthje ne dite heq qafe shkuarjen tek dentisti. Puthjet prodhojne nje sasi enzime qe ndalon aciditetin qe prish dhembet.

9-Seksi mund te ule nivelin e migrenes . Te berit dashuri ul tensionin qe kufizon enet e gjakut ne tru.

10-Shume seks mund te te zhbllokoje hundet. Seksi është një antihistamine natyrore. Kjo mund të ndihmojë ne luften me asmen dhe temperaturen e larte.
0 comments

Ermal Mamaqi: Vitin tjetër familja do shtohet

Ermal Mamaqi rrëfehet. Pas një sezoni të mbingrakuar me dasma, ku shumë pak kanë pasur mundësi të pushojnë, banori i famshëm i \”Apartamentit 2XL\” që këtë vit do të zëvendësohet nga një tjetër shoë humori, tregon për faqet e verës planet e së ardhmes, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë personal, ku na zbulon se në vitin e ardhshëm dëshiron të bëhet baba.

0 comments

Ervini puth Ermelën

Ervini puth Ermelën
Surprizë! Ky është përcaktimi i vetëm që mund të behet për emisionin e së martës “Pasdite në Top Channel”

Pjesa filloi me permbledhjen e ndarjeve dhe lidhjeve te bujshme qe kane ndodhur gjate veres qe sapo lame pas.
Ne studio prezantuesja Lira Burgija shoqerohej nga Olti Curri ne rolin e opinionistit, Klotilda Harka gazetare e suplementit “Panorama Plus”, Najada Konomi e njohur si Nocja pjesmarrese e protagoniste e “Big Brother 1” dhe fituesja e edicionit te fundit te Ermela Mezuraj.

Tonet u ndezen kur dy ish-pjesmarreset ne shtepine e 'Vellait te Madh' akuzuan ne “pergjithesi” gazetaret per shtremberime te deklaratave apo shpikje te lajmeve. Klotilda Harka dhe Olti Curri, nuk i kursyen pershtypjet e tyre gjate replikes

Pjesa e trete filloi me nje fakt te cuditshem. Nocja ishte larguar nga studio gjate publicitetit. Inserti i radhes kishte ne qender Ervinin qe ishte kapur dhe intervistuar nga stafi i “Pasdites” ne momente te ndryshme me femra te ndryshme. Me pas Ermeles i dorezohet nje pako nga prezantuesja. Aty gjeneshin nje CD dhe nje liber, dy objektet e vetme qe kishte lene Ermela ne apartamentin e Ervin Sinjarit.

Pas i pa, kjo e fundit akuzonte Ervinin per mungese guximi dhe deshire per protagonizem.Kur dukej se emisioni po i drejtohej fundit, ne studio shfaqet as me shume e as me pak por Ervini dora vete.Reagimi i publikut ishte i menjehereshme ndersa deklarata e vetme e Olti Currit ishte konstatimi se sa shkojne si cift Ervini me Ermelen.

Batutat u bene protagoniste te emisionit, pasi djaloshi kerkon me insistim te puthe fituesen e 100 milion lekeve.Ai deklaron se e ka dashuruar vertete perkunder thashethemeve qe qarkullojne neper te perjavshme. Kjo ishte nje dite e zakonshme ne sezonin e ri te “Pasdite ne Top Channel”.
0 comments

“Vjet isha djalë, këtë vit jam vajzë”

“Vjet isha djalë, këtë vit jam vajzë”
Livyy me nënën e tij/saj
Një djalë anglez është kthyer këtë vit të ri shkollor në klasën e tij si një… vajzë.

‘The Sun’ ka publikuar historinë e 10-vjeçarit që tashmë i është drejtuar bangave të shkollës me uniformë vajzash.

“Nuk më pëlqente kur kthehesha në shkollë si djalë, por tashmë që u ktheva si vajzë jam shumë e lumtur. Shokët nuk janë tallur me mua, ndërsa të rriturit nuk kanë pasur asnjë reagim”, shprehet Livvy.

Mamaja e tij shpjegon këtë ndryshim të djalit/vajzës së saj: “Kam lexuar në internet për këtë “konfuzion”. Mjekët nuk e dinin se çfarë ishte, por lexova se kjo sindromë është e thjeshtë: në tru është vajzë, por ka trupin e një djali.”
0 comments

Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh





Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh
Finalizimi i marrëveshjes për të rivënë në funksionim dy pikat kufitare në veri të Mitrovicës, duket se ka acaruar edhe më tepër serbët e Kosovës.

Dhjetëra prej tyre sic raporton agjencia e lajmeve Kosovapress janë parë te drejtohen nga pika te ndryshme drejt postave kufitare gjatë natës së kaluar. Nëpër disa vende serbët kanë vendosur rërë për të penguar, kalimin e doganierëve dhe policëve të Kosovës në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

“Të martën rreth mesnate serbët në Zveqan kanë ndaluar kolonën e përbërë prej rreth 20 automjete të KFOR-it të cilat ishin duke shkuar në drejtim të Jarinjes,
dhe pas dy ore negociata, ushtarët e KFOR-it janë detyruar të kthehen mbrapsht” bejne te ditur burime te kosovapress. Mbledhja e serbeve erdhi pas reagimeve te te ashtuquajturit kryeshef te Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq. Ai ka kërkuar nga KFOR-i zhbllokimin e pikës në fshatin Izvor afër Banjskës dhe të rrugëve tjera alternative. Perndryshe kercenoi me bllokadë të të gjitha rrugëve në veri.
Planit për fillimin e rifunksionalizimit të pikave doganore parashikohet të zbatohet nga data 16 shtator, në bazë edhe të marrëveshjes Prishtinë – Beograd për njohjen e vulave të doganave.

Qeveria ka paralajmëruar tashmë që në koordinim me faktorin e pranishëm ndërkombëtar në Kosovë të nis zbatimin e planit operacional për ri-funksionalizimin gradual të portave doganore 1 dhe 31 në veri.Por, ajo që mbetet si sfidë është kundërpërgjigja e serbëve lokalë në veri dhe implikimeve të Beogradit në atë pjesë.

Ljajic: Rrezik me 16 shtator

Ministri i Punës dhe Politikave Sociale në Serbi, Rasim Ljajic deklaron se Serbia “nuk ka asnjë hapësirë manovruese për reagim, nëse pushteti në Prishtinë më 16 shtator dërgon policët dhe doganierët në Bërnjak dhe Jarinje”.

“Vetem me mjete diplomatike mund t’u themi zyrtarëve ndërkombëtarë për rrezikun e këtij akti. Duhet të reagojmë me preventivën që kjo të mos ndodhë, ndërsa kam frikë se hapësira jonë për manovrim është kurrfarë që kjo të ndodhë”, ka thënë Ljajic ben te ditur Telegraf.

Ai ka thënë se vendimi për doganat në veri nuk merret në Prishtinë dhe se Prishtina nuk do të dërgojë policët dhe doganierët e saj në kufi “pa pajtimin e zyrtarëve të rëndësishëm ndërkombëtarë”.

Vulat, më 16 shtator implementimi i paktit

Qeveria e Kosovës ka vendosur që më 16 shtator të nisë implementimi i marrëveshjes me Serbinë për vulat doganore.

Kryeministri Hashim Thaci, gjatë mbledhjes së kabinetit të tij deklaroi se, me këtë marrëveshje Serbia de jure ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nga 16 shtatori do të fillojë të zbatohet marrëveshja dhe të gjithë do t’i nënshtrohen rregullave të reja që do të aplikohen”, ka deklaruar Thaci.

Marrëveshja për vulat doganore mes Serbisë dhe Kosovës u arrit në raundin e bisedimeve të dy shtatorit, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Për t’u siguruar për arritjen e një marrëveshjeje, i dërguari i Catherine Ashton, Robert Cooper zhvilloi para kësaj date vizita në Beograd dhe Prishtinë.
Sunday, July 31, 2011 0 comments

Skenderaj, i djegin prodhimet serbe


Pas Ferizajt edhe në Skenderaj një grup i qytetarëve, mbrëmjen e se premtes, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, kanë djegur publikisht një sasi të mallrave serbe. Njëri nga organizatorët, Hysni Ngucati ka thënë se disa mallra janë marrë nga shitoret e këtushme, e disa tjera i kanë sjellë vet qytetarët.

Një gjest i tillë është mirëpritur nga të gjithë ata që kanë qëlluar në qytet, pjesa më e madhe e të cilëve ishin mërgimtarë, duke thënë e kërkuar qe të digjen prodhimet serbe.

“Ky është gjest i mirë simbolik, dhe ndoshta ngrit vetëdijen te qytetarët qe definitivisht të mos përdorin më mallra serbe dhe këtë për shumë arsye, duke u nisur nga ajo se janë nga shteti armik, se janë të rrezikshme për shëndetin, si dhe për shkak të gjakut të derdhur gjatë një shekulli e urojmë që gjaku i Enver Zymberit të jetë i fundit”, ka deklaruar Hazir Bajrami, i cili me familje kishte ardhur nga Vjena.

Ndërkaq, Miftar Mehmeti, për prezencën e mallrave serbe ka fajësuar kompanitë tregtare. “Fajtor kryesor janë firmat tregtare, të cilat për përfitime personale tregtojnë ato produkte dhe, çka është edhe më keq, kontrabandojnë mallra serbe, kurse nuk i shfrytëzojnë mundësitë e shumta për tregti me vendet tjera”, ka shprehur mendimin e tij ai, raporton Koha.

Por, kishte edhe mendime se fajtor kryesor është shteti, i cili duhet të kujdeset për furnizimin e qytetarëve, por edhe për stimulimin e prodhimeve vendore. “Me kanë shteti tamam, nuk kish lejuar këto sene, e kish mbyllur kufirin moti, kurse këta që po e vazhdojnë jaraninë me Serbinë i kish dënuar rrastë e këto sene ishin ndalë moti”, ka deklaruar Ismail Sahiti, ish-tregtar.

Organizatorët e kësaj iniciative kanë paralajmëruar aktivitet të ngjashëm edhe në ditët në vijim, në mungesë të shoqërisë civile dhe opozitës në Skenderaj.

0 comments

Soni Malaj në pritje të vajzës



Soni Malaj është shtatzënë dhe do të lindë vajzë! Kështu thonë raportet e para që vijnë nga Spanja, ku dhe është duke banuar këngëtarja e njohur shqiptare.
Është echo-ja e parakohshme ajo që ka zbuluar gjininë e fëmijës së parë të këngëtares shqiptare, me doktorët të cilët janë të bindur se foshnja është vajzë.


Soni Malaj është e martuar me balerinin italian Mirko dhe jeton që prej kohësh me të në Spanjë.
Saturday, July 30, 2011 0 comments

Dielli sërish në aktivitet



Dielli sërish në aktivitet
Dielli është kthyer të japë spektakël me tre njolla të mëdha të shfaqura sot dhe të regjistruara nga sateliti SDO (Solar Dynamics Observatory) i NASA-s.

Lajmin e ka bërë të ditur Entit Amerikan për Atmosferën dhe Oqeanet.

Sipas EAAO, fenomeni që po ndodh tek Dielli mund të shkaktojë shpërthime të klasifikuara të nivelit M, ose gjysmë entitet.

0 comments

“Brazil 2014”, Shqipëria në grupin E

“Brazil 2014”, Shqipëria në grupin E
Është hedhur në Rio de Janeiro shorti i kualifikuesve të botërorit të futbollit “Brazil 2014” dhe Shqipëria është pjesë e grupit E së bashku Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën dhe Islandën.

Ja dhe të gjitha grupet kualifikuese të botërorit:

Grupi A: Kroaci, Serbi, Belgjikë, Skoci, Maqedoni, Uells

Grupi B: Itali, Danimarkë, Ceki, Bullgari, Armeni, Maltë

Grupi C: Gjermani, Suedi, Irlandë, Austri, Ishujt Faroe, Kazakistan

Grupi D: Hollandë, Turqi, Hungari, Rumani, Estoni, Andorra

Grupi E
: Norvegji, Slloveni, Zvicër, Shqipëri, Qipro, Islandë

Grupi F: Portugali, Rusi, Izrael, Irlandë e Veriut, Azerbajxhan, Luksemburg

Grupi G: Greqi, Sllovaki, Bosnje-Hercegovinë, Lituani, Letoni, Lihtenshtejn

Grupi H: Angli, Mali I Zi, Ukrainë, Poloni, Moldavi, San Marino

Grupi I: Spanjë, Francë, Bjellorusi, Gjeorgji, Finlandë

Friday, July 29, 2011 0 comments

Samanta Karavella bën Tatuazh




Edhe Samanta i është bashkuar dëshirës së plot vajzave të tjera të moshës së saj për të realizuar një tatuazh. Si vend ka zgjedhur pikërisht dorën e djathtë, pak më sipër se pëllëmba. Pasi është menduar për pak kohë se çfarë dizenjo të realizonte, më në fund ka vendosur.

Nuk bëhet fjalë as për gërma, iniciale, apo tribal i vogël abstrakt. Samanta Karavella ka bërë një lule, duke dhënë imazhin e një tufe lulesh duke nisur që prej rrënjës. Për të është mjaft i lezeçëm dhe pozicioni që ka zgjedhur po ashtu.

2 comments

Noizy tani eshte "i pazevendesueshem"



Noizy tani vjen me nje kenge te re te cilen e titullon I pa Zvendsueshem . Reperi i njohur Noizy ne daten 28/07/2011 ka publikuar ne youtube kengen e tij te re , kenge e cila eshte pelqyer shume nga fansat e tij por edhe nga njerez te tjere . Kjo kenge duket ndryshe nga kenget e tjera , nje kenge plot gjalleri me nje refren shume te bukur te kenduar nga DrumKid . Ne kete kenge Noizy ka dashur te tregoje qe ai nuk mund te kete nje kengetar tjeter qe eshte si ai , ai eshte mbreti , ai kryeson rrepin ne shqiperi dhe per kete gje noizy ja ka arritur qellimit .

Me poshte do keni mundesine te shikoni kengen e tij :






Tuesday, July 26, 2011 0 comments

Piramida, dorëzohet peticioni




Piramida, dorëzohet peticioni
Përfaqësues të lëvizjes Aksioni Qytetar për Shpëtimin e Piramides dorezuan këtë marte në Presidencë peticionin kundër shembjes së Qendrës Nderkombëtare të Kultures.

Pesë ditë më parë, në sheshin para Piramidës mijëra njerëz iu bashkuan thirrjes për të protestuar kundër vendimit të Parlamentit për prishjen e kësaj ndërtese.


Ata firmosen nje peticion, duke apeluar tek drejtuesit me te larte te shtetiti anulimin e ketij vendimi. Peticioni i firmosur nga 6100 qytetare iu dorezua se pari kreut te shtetit, zotit Bamir Topi.

Ardian Klosi, nje prej nismetareve te Aksionit Qytetar, tha se qytetaria e Tiranes eshte kunder ketij akti shkatërrimi dhe se beson se presidenti do te beje veprimet e duhura brenda pergjegjesive dhe te drejtave qe i jep Kushtetuta.

"Presidenti, sipas Kushtetutes ka të drejtë ta ktheje një ligj për rishikim. Kemi të bëjmë me një aksion qytetar, i cili vjen pas kalimit të një ligji të kaluar me shumicë të thjeshtë, pa asnjë shpjegim në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës. Ky është një aksion civil që nuk mund të ketë hapa ligjore nëpër gjykata, ky do të ketë veprime të herëpashershme. E rëndësishme është se për këtë cështje janë sensibilizuar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë", tha Klosi.

Peticioni ne kuvend, me poste

Perfaqesuesit e Aksionit Qytetar per Shpetimin e Piramides nuk munden dot te dorezonin ne kryesine e kuvendit nje kopje te 6100 firmetareve. Zoti Klosi mori pergjigje negative ne recepsionin e ketij institucioni, ku vec punonjeses se sportelit askush nga zyra e informacionit apo protokollit nuk u pergjigj.

"Na sugjeruan që t'i dorëzojmë në postë. Na vjen pak habi, sepse në presidencë na pritën shumë mire, por sidoqoftë do të shkojmë në postë dhe do t'i dërgojmë prej andej", tha Klosi.

Aksioni Qytetar per Shpetimin e Piramides dorezoi nje kopje te peticionit ne kryeministri dhe nje ne bashkine e Tiranes. Sipas zotit Klosi, aksioni qytetar i kërkon kryetarit Basha, te mbaje premtimin e dhene ne fushaten elektorale per te mos lejuar shkaterrimin e kesaj ndertese.

Nderkohe diten e enjte do te prezantohet ne Tirane libri me titull “Piramida e Tiranes, e hijshme, e braktisur, e rrezikuar”, nje permbledhje e 51 shkrimeve dhe komenteve me te spikatura qe jane botuar ne shtypin e Tiranes per ceshtjen e piramides. Ne te jane perfshire 42 autore.

0 comments

Shem, gjyshi 29-vjecar







Shem, gjyshi 29-vjecar
Shem Davies është bërë i famshëm në moshën 29-vjecare, sepse është gjyshi më i ri në Mbretërinë e Bashkuar.

Vajza Tia, e cila është 15 vjec ka sjellë në jetë vajzën Ava Grace. E vogla ndodhet në repartin e terapisë intensive, sepse ka lindur 10 javë para kohe.

Shem, është ndarë nga partnerja e tij Kelly, sot 30 vjec, tre muaj pas lindjes së Tia-s.

Duke folur për "The Sun", Storm tha se u ndje i terrorizuar kur mori vesh se vajza e tij e vetme priste një fëmijë.

"Një minutë më parë e shihja Tia-n si fëmijë dhe një vetëm pak më pas si një grua shtatzënë. Ndodhi pikërisht ajo që unë kisha frikë, duke qenë se prindi nuk do që fëmija të bëjë gabimet e tij", rrëfen 29-vjecari.

Ndërkohë si Shem ashtu edhe Kelly thonë se do ta ndihmojnë vajzën e tyre për të qenë një nënë e mirë.

Monday, July 25, 2011 0 comments

Zanfina xhiron klipin e ri

Këngëtarja joshëse, Zanfina Ismaili, së shpejti do të vijë me një videoklip të ri, i cili

pritet të pëlqehet nga fansat e saj.

Në faqen e saj në Facebook bëhet e ditur se tashmë ka përfunduar realizimi i këngës, ndërsa të mërkurën pritet që të fillojnë xhirimet e videos për ta prezantuar para publikut edhe në mënyrë vizuale.

“Kënga ime e re sapo ka përfunduar, Brenda pak ditësh fillojnë xhirimet për klipin më të ri… Ju falënderoj për mbështetjen”, shkruan në profilin e këngëtares.

0 comments

Të mirat që sjell seksi

Instinkti për të kryer marrëdhënie seksuale është më i forti që zotërojmë. Ky është jetësor nëse duam të krijojmë brezin tjetër.
Instinktet tona na nxisim ne të gjithëve të kryejmë marrëdhënieve seksuale. Por mënyra se si gratë dhe burrat shkojnë drejt kësaj është krejt e ndryshme. Ndryshimi tek qasja e meshkujve dhe femrave ndaj marrëdhënies seksuale ka një themel evolucionar. Çdo muaj një grua çliron vetëm një vezë. Nëse kjo vezë pllenohet atëherë asaj do t'i duhet të bartë fëmijën përgjatë nëntë muajsh shtatzënësie. Ky është një investim i madh. E kundërta ndodh me burrin, i cili ka të gatshme pothuaj një numër të pafundme spermatozoidesh dhe mund të bëhet atë i qindra fëmijëve brenda këtyre nëntë muajve. Kështu që nuk është befasuese përse gratë kanë prirje të jenë më nazeqare kur vjen puna për të zgjedhur se me kë të kryejnë marrëdhënie seksuale. Përmes përkëdheljesh, puthjesh apo zhulatjesh, organet seksuale bëhen gati për marrëdhënien seksuale.


Një jetë e pasur me seks ndikon pozitivisht në pasqyrën e hormoneve. Fakt është që edhe 48 orë pas një akti të mirë seksual pasqyra e hormoneve është ngritur me 50 për qind. Pra bërja seks ka një përparësi më të madhe sesa marrja në mënyrë artificiale e hormoneve. Ndryshe nga marrja në mënyrë artificiale e hormoneve, marrëdhënia seksuale nuk e sjell kurrë sasinë e hormoneve tek mashkulli në një shkallë të rrezikshme për shëndetin.
Pasja e marrëdhënieve seksuale çdo dy apo tre ditë është në rregull, por pasja më e shpeshtë se kaq e tyre ka gjasa që të ulë përqendrimin e spermatozoideve, duke ulur edhe pjellshmërinë e mashkullit. Rreziku më i madh në një marrëdhënie të gjatë seksuale është mërzitja dhe monotonia në shtrat. Monotonia si dhe irritimet e vogla të përditshme, të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në një situatë të tillë është mirë të krijohet diçka e re. Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë është kreativiteti, i cili e mban lidhjen sa më të freskët.
Faktorë të tjerë, të cilët influencojnë negativisht dëshirën për të pasur marrëdhënie seksuale tek femrat janë:
- frika për marrjen e ndonjë sëmundjeje gjatë aktit seksual
- përdorimi i ilaçit kundër mbetjes shtatzënë (anti-conception). Disa lloje të tilla ilaçesh përbëhen nga një sasi e madhe progestoroni, i cili ul dëshirën për të pasur marrëdhënie
- pasja e një vagine të thatë
Tek burrat faktorët negativë janë:
- tensioni për të kryer aktin seksual sa më suksesshëm
- përdorimi i tejkaluar i alkoolit
Seksologët amerikanë Masters dhe Johnson konstatuan që 47% e femrave pas lindjes, të paktën për një periudhë prej 3 muajsh kanë pak dëshirë për të pasur marrëdhënie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar së kryeri aktin seksual.
Ato femra që kryejnë marrëdhënie seksuale pa përdorur këllëfë, rroken më pak nga depresioni. Studiuesit pandehin se mos në lëndën themelore të derdhjes së mashkullit ka disa përbërës që luajnë një rol qetësues në gjendjen shpirtërore të grave. Kanceri i mitrës shkaktohet nga virusi i transmetuar përmes marrëdhënieve seksuale, Human Papilloma Virus ose HPV. 
0 comments

Çiljeta: Këtë vit paguhemi më shumë

Çiljeta Xhilaga gjatë një interviste për mediat shqiptare ka thënë se në aspektin e fitimeve ky vit është më i begatshëm se sa vitet e kaluara.
Sipas këngëtares, artistët këtë vit paguhen shumë më mirë se viteve të kaluara, kjo për arsye se turizmi ka filluar të zhvillohet më shumë.


“Ky është viti më i begatë, është viti, ku jo vetëm unë, por edhe shumë artistë të tjerë paguhen më mirë se në çdo vit tjetër. Nuk dua të them për pazare konkrete, pasi ato varen nga shumë faktorë të ndryshëm, por dua të them se këtë vit, shuma që na ofrohet janë më të mëdha se në çdo kohë tjetër. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me shtimin e turistëve, por edhe me rritjen e frekuentimit të jetës së natës”, ka thënë Çiljeta.

Përveç që është duke fituar mirë ajo ka thënë se edhe dashuria është duke i ecur shumë mirë.
“Të them të drejtën ky ka qenë viti më i bukur i imi. Është deri tani një vit i mrekullueshëm, nuk di ç’të them, por ka qenë një vit i mbushur me shumë suksese, me shumë dashuri, me shumë emocione. Ka qenë ndër vitet më të bukura dhe do të uroja dhe shpresoja që kështu siç ka nisur dhe vijuar të përfundojë deri në fund. Edhe në jetën sentimentale ka qenë një vit shumë i mirë, jam e dashuruar më shumë se kurrë”, ka shtuar këngëtarja seksi.